web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skenaret e Bashës me rikthimin/ Murrizi: Do ketë sherr me Alibeajn

2023-03-29 17:11:00, Politikë CNA

Skenaret e Bashës me rikthimin/ Murrizi: Do ketë sherr me Alibeajn

CNA ka raportuar skenaret për rikthimin e Lulzim Bashës, i cili rezulton ende kryetar i PD-së në gjykatë, ndonëse njoftoi me zë e figurë se do të jepte dorëheqjen.

Për këto skenare ka folur ditën e sotme ish-deputeti, Myslim Murrizi, i cili ka bërë një parashikim për PD-në e vulës pas zgjedhjeve të 14 majit.

Murrizi tha në një intervistë me Juli Xhokaxhin se pas zgjedhjeve vendore, Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha do të kenë përplasje me njëri tjetrin.

“Basha nuk ka vdekur është në fletën e votimit. KQZ shkel ligjin po mos jetë emri i atij. Në fletën e votimit vendoset emri i kreut të Partisë. Partia Demokratike, Lulzim Basha kur ne të shkojmë të votojmë...Unë parashikoj që do ketë sherr mes Alibejat dhe Bashës. Do kthehet Basha sërish në krye të PD-së. Ata nuk kanë kandidatë për zgjedhjet e 14 Majit, me kë do e bëjnë fushatën më 14 Maj? Në qoftë se Basha bën fushatë për Alibeajn ai do vijë në krye”, u shpreh Murrizi.

Kujtojmë se CNA ka raportuar se në shtator Lulzim Basha do të fillojë të zbresë dhe në terren për të tentuar që të krijojë një grup qëndrese brenda PD-së me shpresë se gjykata do t'i kthejë vulën dhe me rikthimin e vulës do të rikthehet në selinë e Partisë Demokratike./CNA

 





Lajmet e fundit nga