List of names/ Candidates of the Socialist Party for several municipal councils
Yesterday was the deadline to submit lists of candidates f...

The head of LRE, Arian Galdini, in a long comment, spoke about his journey in politics as well as the reasons why he failed and failed to run for mayor in Tirana for the May 14 elections.
One of the reasons listed by Galdini is the fact that he could not gather the supporting firms to register as a subject in the elections.
Galdini in his long response writes that one of the reasons for the failure was the attack and mudslinging made by Fiks Fare and Top Channel.
“Dështova sepse më sulmuan, baltosën e plagosën keqazi kësaj radhe.
Sulmi i ulët, i ndytë, i Fiks Fare dhe Top Channel më plagosi rëndë në imazhin por edhe në brendinë time…
Ai sulm, ia doli të plagoste rëndë imazhin tim, e njëkohësisht unë zbulova ditë pas dite se kishte gjymtuar rëndë edhe pse përkohësisht, por rëndë, frymëzimin tim të brendshëm”, ka shkruar Galdini.
Deklarata e plotë e Arian Galdinit
Në aktivizmin tim politik, unë kam dashur prej vitit 2015 që të kandidoj për Kryetar Bashkie i Tiranës.
Dhe kam provuar të vetëofrohem ai mundësi dhe alternativë asokohe, por nga askush dhe askund nuk pashë asnjë mbështetje prej “faktorëve politikë” apo ndër vendim-marrësit politikë a udhëheqësit politikë të Opozitës.
E vërteta është se për “elitat politike, mediatike apo publike” të Shqipërisë, unë nuk ekzistoj, nuk dukem, nuk jam i konsiderueshëm.
Asnjë prej tyre kurrë, nuk ka shprehur asnjë gërmë a tingull interesi apo begenisjeje për mua.
Madje, sa herë shfaqet emri im diku a ndokund, të gjithë këta “elitarët politikë, mediatikë apo publikë”, sillen si të bezdisur, shpërfillës dhe në tërësi pasi kapardisen si shumë të rëndësishëm, bëjnë gjeste bullizuese, poshtëruese apo qesharakëzuese ndaj meje…
Interesante është që kështu sillen vetëm kur nuk janë përballë meje…
Se përballë meje e dinë që nuk munden…
Në mospraninë time, më përqeshin, përbuzin, shajnë apo nënçmojnë….
Përballë meje, nuk më ka ndodhur ndonjëherë deri tani që ndonjëri prej tyre të më sfidojë me mosrespekt…
Sjellja dhe reagimet e tyre ndaj meje dhe emrit tim janë si një skenar i mirëmësuar dhe i mirëshpërndarë dhe përvetësuar uniformisht dhe njëlloj nga të gjithë majtas e djathtas…
Njëlloj. Të njëjtat fjalë, të njëjtat nënqeshje, të njëjtat steriotipizime, të njëjtat ”tulla parafabrikatë” propagande e opinionesh apo konsideratash.
Njëlloj. Të gjithë njëlloj, majtas, djathtas, në qendër, politikanë, gazetarë, analistë dhe VIPa apo elitarë publikë apo korridotesh pushtetesh a partishë..
Njëlloj..
E unë për ca kohë e kam ndjerë këtë si dhimbje, por më pas e kam parë si bekim…
Mua nuk më është dashur kurrë kjo “elita politike, mediatike apo publike”, për të qenë ky që jam.
Madje, mua izolimi, mosnjohja, refuzimi i tyre, më ka bërë kaq mirë e kaq nder saqë edhe pse ata deri sot me ”fuqinë e tyre” kanë determinuar “mosarritjet, dështimet, bllokimet dhe mbetjen time të pasuksesshëm sipas konvencioneve të tyre”, gjithësesi unë ia kam dalë mbanë të bëj gjëra unike, të veçanta, të zëshme, vëmendjetëtheqëse e përherë me njerëz përreth që kanë besuar tek unë e tek çfarë flas, shkruaj apo bëj unë…
Me izolim total mediatik dhe elitar, unë kam arritur të kem gjithmonë organizimet e mia, komunitetet e njerëzve që më kanë mbështetur apo besuar…
Një njeri krejt i vetmuar, pa asnjë ndihmë e mbështetje, ia kam dalë të kem auditorët e mij, sallat e mia, mbështetësit e mij, ata që kanë besuar e besojnë tek mua…
Nuk kam qenë kurrë i pasur, nuk jam i pasur.
Nuk kam qenë kurrë i famshëm, nuk jam i famshëm.
Nuk kam qenë kurrë i pushtetshëm, nuk jam i pushtetshëm.
Nuk kam qenë kurrë pjesë e ndonjë rrjeti elitar, e nuk jam pjesë e asnjë rrjeti elitar…
Nuk kam qenë kurrë e as jam mik i asnjë njeriu me pushtet, fuqi, financa, para, famë, media, apo të tilla gjëra apo prej kësaj lloj bote…
Jam njeriu më i thjeshtë në botë që nuk kam asnjë lloj lidhjeje apo raporti me “të fuqishmit, të pasurit, të pushtetshmit apo punëmbaruarit a të famshmit apo elitarët e vendit tim”.
As më kanë dashur kurrë, as më kanë pranuar kurrë.
Madje më kanë refuzuar e luftuar gjithmonë.
Imagjinoni, krejt i vetëm, i luftuar, i izoluar, i shpërfillur, i përqeshur, i nënçmuar, i penguar dhe i baltosur nga të gjithë “të fuqishmit dhe elitarët e vendit tim”, unë prapëseprapë kam bërë gjëra që kanë bërë ose zë ose vlerë ose të dyja bashkë.
Nuk po them se kam pasur mijëra që kanë qenë apo janë me mua…
Por disa dhjetra apo qindra i kam parë dhe ende i shoh të më mbështesin apo të besojnë tek mua apo në çfarë them, shkruaj apo bëj unë.
Pra me zero miq elitarë, me zero akses tek elitat, me zero kontakte elitare, me zero media, zero famë dhe zero financa, zero pasuri, zero lekë, unë kam arritur të ndërtoj një jetë në të cilën janë bërë pjesë si dëshmitarë, mbështetës apo inkurajues apo duke besuar, disa dhjetra apo qindra shqiptarë të mirë.
Unë kurrë nuk kam patur asgjë për tu ofruar apo premtuar këtyre dhjetra apo ndoshta qindra njerëzve që më kanë mbështetur, mbështesin, besuar, besojnë ndër vite e deri sot.
Thjesht kam folur të vërtetën sipas meje, pa pretenduar se unë jam e vërteta absolute apo kam të vërtetën absolute, dhe kam vepruar e marrë vendime bazuar tek e vërteta e duke qenë plotësisht vetvetja.
Këta dhjetra apo ndoshta qindra njerëz kanë besuar tek Arian Galdini. Thjeshtësisht tek Arian Galdini.
Edhe kur shumica nuk e njeh fare Arian Galdinin, edhe kur “të fuqishmit apo elitarët e vendit” nuk e njohin apo nuk e duan apo e urrejnë apo e shpëtfillin apo e tallin, qesharakëzojnë apo përqeshin mes tyre e rreth tyre Arian Galdinin, ata dhjetra apo ndoshta qindra njerëz që më kanë mbështetur apo besuar mua, e kanë bërë këtë gjë pa kushte e me qartësi të plotë.
Dhe të jesh “i mohuari dhe penguari i madh”, të jesh kampioni i dështimeve, dhe prapë të kesh disa dhjetra apo ndoshta qindra njerëz që besojnë tek ty, kjo tregon se ke diçka që duhet të të mjaftojë për të vazhduar përpara.
Pikërisht, ky fakt më ka shtyrë që ta shoh veten si “kandidat” pa leje…
Çfarë është “kandidimi” tek e fundit???
Është vendim dhe e drejtë për shpalosje e përballje me këdo.
Nëse si “i vetmuar, i izoluar, i bllokuar, i penguar nga të pushtetshmit, të fuqishmit dhe elitarët e vendit tim” unë ia dal për vite e vite me radhë të kem disa dhjetra apo ndoshta qindra njerëz që besojnë tek mua, ndoshta si “kandidat” unë mund ti bëj mijëra, qindramijëra, ose ndoshta zero…
Si e kuptoj unë demokracinë, ky duhet të jetë “kandidati për detyra publike”, pra një njeri që arrin të ketë mbështetës prej vetvetes, jo një “kukull” që e mbështesin prej “Klanit”, “Bandës”, “Konjukturës”, “Skutave”, apo “Klientelizmit Okult”…
I vetmuari i mbështetur nga pak, është “kandidati” që kërkohet në demokraci.
I favorizuari i mbështetur nga “Pakica Fuqie, Okulte, etj”, është vrasës i demokracisë…
Si “i vetmuari i mbështetur nga pak”, u vetëofrova në vitin 2015, 2019 dhe 2023, për të kandiduar për Kryetar Bashkie i Tiranës.
Në vitin 2015, as u lejova ta provoj e as ia dola as ta zhvilloj idenë e kandidimit.
Në vitin 2019, kishim zgjedhjet e çmenduara pa Opozitën, e kështu edhe pse unë i mblodha 3225 firma mbështetëse, KQZ nuk e pranoi regjistrimin tim si kandidat për Kryetar Bashkie i Tiranës…
Ndërsa, sivjet, unë u dorëzova, u tërhoqa, sepse nuk ia dola dot ti mbledh firmat mbështetëse për të kandiduar për Kryetar Bashkie i Tiranës.
Doja shumë që kësaj radhe ta përmbushja këtë rrugëtim e të hyja në garë…
Nuk munda. Nuk ia dola. Dështova.
Doja të isha “kandidati, i vetmuari i mbështetur nga pak”, përballë “të përzgjedhurve të Pakicave”.
Nuk munda. Nuk ia dola. Dështova.
Nuk i mblodha dot firmat mbështetëse.
Dështova sepse më sulmuan, baltosën e plagosën keqazi kësaj radhe.
Sulmi i ulët, i ndytë, i Fiks Fare dhe Top Channel më plagosi rëndë në imazhin por edhe në brendinë time…
Ai sulm, ia doli të plagoste rëndë imazhin tim, e njëkohësisht unë zbulova ditë pas dite se kishte gjymtuar rëndë edhe pse përkohësisht, por rëndë, frymëzimin tim të brendshëm.
E unë ju kërkoj thellësisht ndjesë atyre dhjetra apo ndoshta qindra mbështetësve të mij për këtë dështim timin…
Shumë shumë ndjesë që nuk ia dola dot.
LRE duhej të ishte në garën e Tiranës.
Kështu që dështimi im, u bë njëkohësisht edhe shkak i dështimit të LRE dega Tiranë, duke ia pamundësuar këtij komuniteti të drejtën dhe mundësinë për të konkuruar me listën e tyre të kandidatëve për Këshilltarë Bashkiakë në Kryeqytet.
Kjo më jep keqardhje të madhe.
Shpresoj dhe uroj shumë që Komuniteti LRE, të më mirëkuptojë…
Ndaj edhe i kam thirrur të gjithë anëtarët e LRE në Kuvendin Zgjedhor, në dt 17 qershor 2023, për të diskutuar ballazi së bashku e për të kërkuar votëbesimin e tyre.
LRE u ndëshkua prej dështimit tim në Tiranë, e detyrimisht unë duhet të marr përgjegjësitë që më takojnë duke kërkuar votëbesimin e Komunitetit LRE.
Njëherazi, unë mendoj se dështimi im për të mbledhur firmat mbështetëse e për të hyrë në garën për Kryetar Bashkie i Tiranës, është gjithashtu edhe dështimi përfundimtar i vetë kësaj gare.
Tashmë në garën e Tiranës nuk ka më asnjë “kandidat”.
Ka vetëm “të përzgjedhur të Pakicave”…
Fatkeqësisht, qytetarët e Tiranës, do të kenë në 14 maj, një fletë votimi me vetëm “të përzgjedhur nga Pakicat”…
Në këtë pikë, interesi im dhe i LRE për 14 majin e Tiranës, mbaron këtu…
Unë dhe LRE, nuk do të përfshihemi fare në maskaradën e 14 majit të Tiranës, ku nuk ka më garë por lojë mes “të përzgjedhurve të Pakicave”.
14 maji i Shqipërisë do të jetë po ashtu si 14 maji i Tiranës…
Me përjashtim të ndoshta ndonjë Bashkie ku do të jetë LRE në fletën e votimit…
Sipas meje, shpresë dhe garë do të ketë vetëm në atë apo ato Bashki ku do të jetë LRE në fletën e votimit…
Every ballot where LRE is missing is a lack of competition, a lack of hope, a lack of democracy, a lack of alternative./ CNA.al
Yesterday was the deadline to submit lists of candidates f...
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi një vi...
The United Kingdom will declare others "non-women". This ...
Today, CNA published some messages showing that the DP can...
Belind Kelliçi and Erion Veliaj are two of the candida...
4 candidates of the stamp group withdrew from the race for...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
The head of the Deocratic Party, Sali Berisha, has pre...
Gjergji Gjata, was one of the candidates who participated ...
The project of the opposition candidate for Tirana, Be...
The head of the Freedom Party, Ilir Meta, seems to have tu...
The opposition candidate for Tirana, Belind Kelliçi, h...
On the eve of the May 14 battle, the Central Election Comm...
Agron Shehaj has spoken about the successive withdrawals o...
One of the promises of the opposition candidate for Ti...
Journalist Hysni Gurra has ironized the head of the seal ...
Former MP Myslim Murrizi has mocked Enkelejd Alibeaj for t...
Enkelejd Alibeaj's candidate for Vora, Ibrahim Bruka, coul...
Three candidates of the Democratic Party of Vula have ...
Another candidate of the Democratic Party of Vula has with...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...