web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Increase in military salaries / Peleshi: A promise kept for dignified treatment

2022-06-22 14:24:00, Politikë CNA

Increase in military salaries / Peleshi: A promise kept for dignified treatment

Starting July 1, all military personnel of the Armed Forces will receive a 30% salary increase.

The news was announced at a press conference by the Minister of Defense, Niko Peleshi, after the meeting of the Council of Ministers.

“Sot kemi bërë rritjen historike të pagës dhe unë për këtë jam shumë krenar. Jam shumë mirënjohës gjithashtu që premtimi i kryeministrit sot është jetësuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.  Të gjithë ushtarakët nga ushtari i parë dhe deri tek gradat më të larta nga data 1 korrik në bazë të këtij vendimi të Këshillit të Ministrave do të kenë një pagë 30% më të lartë, çka do të thotë që paga minimale në Forcat e Armatosura është më shumë se 51 mijë lekë të reja. Shtuar këtu pastaj edhe pagesa shtesë të trajtimin ushqimor dhe trajtime të tjera sipas vështirësive”, sqaroi ministri Peleshi.

Shtesë në pagë do të kenë edhe punonjësit e strukturës ushtarake të Mbrojtjes Kibernetike, sektor që ka marrë një vëmendje të shtuar kohët e fundit, sipas ministrit Peleshi.

“Kemi miratuar edhe një aneks, një listë me rreth 38 pozicione apo struktura brenda forcave të Armatosura që marrin shtesë mbi këtë shtesën e pagës. Mund të veçoj atë që është e para në listën e shtesave edhe që merr shtesën më të lartë, është Struktura Ushtarake e Mbrojtjes Kibernetike. Përveç shtesës 30 % do të marrë dhe 20 mijë lekë të reja shtesë mbi këtë pagë për shkak të rëndësisë që ky domain i ri, pra mbrojtja kibernetike ka marrë sot në Shqipëri dhe në të gjithë botën, sidomos edhe pas ndryshimit të të gjithë skemës së sigurisë, pas 24 shkurtit pra agresionit rus në Ukrainë”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Peleshi bëri të ditur se shtesa mbi pagat janë parashikuar edhe për funksione apo pozicione të tjera të trupave komando, të trupave speciale, të mjekëve që shërbejnë brenda forcave të Armatosura dhe shumë të tjera.

According to the Minister of Defense, this is a promise that has already become a reality that gives dignified treatment and prestige to the Armed Forces and to pave the way for more new inflows./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga