web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita bullgare pro heqjes së vetos/ Reagon Varhelyi: Vendim historik

2022-06-22 12:06:00, Politikë CNA

Opozita bullgare pro heqjes së vetos/ Reagon Varhelyi: Vendim historik

Kryetari i opozitës në Bullgari, Boyko Borisov, ka pranuar të hapet rruga për çeljen e ngeociatave për anëtarësimin në BE, të Maqedonisë së Veriut, rrjedhimisht edhe Shqipërisë.

Këtë lajme e ka bërë të ditur Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi. Përmes një statusi në Twitter, Varhelyi, e ka konsideruar këtë si një vendim historik.

 “Falënderojmë liderin e opozitës Borisov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, ka shkruar Varhelyi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga