web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama zbardh detaje nga Plani i Rritjes Ekonomike

2024-02-29 12:34:00, Politikë CNA
Rama zbardh detaje nga Plani i Rritjes Ekonomike
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me komisionerin për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi sqaroi detaje nga plani i rritjes ekonomike gjatë samtit të BE-Ballkani Perëndimor. 

Rama theksoi se plani plani i ri i rritjes është një platformë kyçe për të përshpejuar hyrjen tonë në Bashkimin Europian. 

Kreu i qeverisë mori si shembull transaksionet financiare, ku tha se për ata që punojnë jashtë, kostoja e transaksionit është 6 herë më e lartë krahasuar me koston e vendeve anëtare të BE-së dhe se plani i rritjes do ta çojë koston një të njëjtin nivel me vendet anëtare të BE-së.

"Të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor biem dakord që BE po bën një hapë me tej për t'u afruar me ne dhe për ta mbështetur me një plan të ri të rritjes ekonomike. Ky është rezultati i dialogut. Plani i ri i rritjes është një platformë kyçe për të përshpejuar hyrjen tonë në Bashkimin Europian. Plani i ri i rritjes do të na lejojmë që ta çojmë koston e dërgimit të parave drejt Shqipërisë në të njëjtin nivel me atë të vendeve të BE. Do të kursehen nga xhepat e qytetarëve tanë 1 miliardë euro. Më shumë financim për projekte dhe për buxhetet tona. Jam shumë i kënaqur që arritëm në këtë pikë. Nuk ka qenë e lehtë por është shpërblyese. Të gjashta vendet kanë rënë dakord që këtë plan ta bëjnë. BE është e gatshme që të na mbështesë. E gjitha lidhet me sjelljen e çdo fqinji me fqinjin tjetër", u shpreh Rama./CNA 

 





Lajmet e fundit nga