web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prosteta e opozitës para Kuvendit/ Zbulohet plani i socialistëve

2023-02-13 11:34:00, Politikë CNA

Prosteta e opozitës para Kuvendit/ Zbulohet plani i socialistëve

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ashtu si dy ditë më parë edhe sot ka ironizuar  protestën e thirrur sot në orën 17:00 para Kuvendit  nga Sali Berisha.

Në një dalje për mediat, Balla tha se nuk i kupton arsyet pse duhet protestuar para Kuvendit.

“Shqipëria ka ca tradita. Pas dështimit të protestës revolucion të ditës së shtunë, në Shqipëri në këto raste bëhen edhe të tretat. Sot janë të tretat. Nuk di pse duhet protestuar para kuvendit  meqë revolucioni ia doli të shtunën dhe rrëzoi regjimin, tani do të rrëzojmë edhe Raishtagun”, tha Balla. 

Ndër të tjera Balla u ka kërkuar deputetëve që të jenë prezent në parlament që në orën 16:30 për të mos patur përplasje me protestuesit, të cilët do të mblidhen në 17:00 para parlamentit.

Pas deklaratës me ironi, Balla ka njoftuar deputetët socilistë që në rast bllokimi të foltores së Kuvendit nga demokratët, të do të largohen nga seanca./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga