web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Po shpërfill çdo interes qytetar”/ Berisha akuza Ramës: Po luan me fatet e shqiptarëve

2022-06-22 18:30:00, Politikë CNA
“Po shpërfill çdo interes qytetar”/ Berisha akuza
Sali Berisha

Kreu i PD Sali Berisha gjatë fjalës së tij në tryezën me aktivistët e shoqërisë civile, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se Rama po shpërfill çdo interes qytetar dhe se fletushaket plotësohen në zyrat e PS si opinione të qytetarëve.

“Kontributin tuaj, për zërat tuaj, të cilët jeni përballur me guxim të veçantë, me ekspertizë të lartë, me një regjim i cili siç fakton çdo ditë nuk përfill në këtë vend asgjë, përveç interesave të ngushta të qytetarëve dhe të Edi Ramës.

Në këtë vend zëri i komuniteteve, grupeve të interesit, opozitës, gjithçka shumëzohet me zero dhe është zevendësuar me variantin më tragjikomik, me fletushkat që plotësohen në zyrat e PS si opinione të qytetarëve, një formë kjo e shëmtuar e tiranëve absolut të cilët në dekada e shekuj zgjedhjet e lira I zëvendësojnë më takime mexhlis. Ky as mendimin e popullit nuk merr por vetëm të zyrave të partisë së tij.

Edi Rama sillet në disa aspekte individuale asi asnjë zyrtar i lartë në historinë e këtij vendi. Edi Rama me vendimet që merr dëshmoi se shpërfill çdo interes qytetar të grupeve të interesit apo kombëtar”, tha Berisha./E.T-CNA.al

 





Lajmet e fundit nga