web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas dështimit të protestës/ Meta vazhdon show-n

2022-09-13 21:17:00, Politikë CNA
Pas dështimit të protestës/ Meta vazhdon show-n
Kreu i PL-së, Ilir Meta

Ndonëse videot dhe fotot nga protesta e organizuar nga partia e inceneratorëve treguan dështimin e qartë, Ilir Meta po vazhdon të bëjë show.

Vetëm pak minuta më parë, kreu i PL-së ka publikuar një foto nga protesta farsë, duke e shitur atë si sukses.

Duke tentuar të mbulojë dështimin, Meta fshihet pas një propagandës dhe paralajmërimeve për drejtësi të munguar.

?Falenderim të përzemërt për të gjjthë qytetarët e Tiranës që morën pjesë sot në protestën kundër vjedhjes shtetërore me inceneratorët. 558 ditë pas denoncimit të kësaj afere të errët dhe mafioze, qytetarët kërkojnë drejtësinë e munguar. Askush nuk mund ti shmanget ndëshkimit. Ora e Drejtësisë po afron?, shkruan ish-presidenti në rrjetet sociale./ B.A. ? CNA.al

Pas dështimit të protestës/ Meta vazhdon show-n
Fotoja e publikuar nga Ilir Meta




Lajmet e fundit nga