Video - 4 years ago he burned the mandates/ How Basha extended Edi Rama's life in power
Lulzim Basha, the former chairman of the Democratic Pa...

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar gjendjen në të cilën ndodhen fshatrat e Elbasanit edhe pse ato kanëpasuri të shumta natyrore.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ai ka sjell në vëmendje rastin e fshatit Sopot ku fermerët janë detyruar që të shëshin vajin me 400 lekë për litër ndërkohë që sipas Boçit duhet të shitej me 800 lekë/litri.
Ndër të tjera ai ka bërë thirrjen e fortë që ndryshimi duhet të fillojë fillimisht nga fshati.
"Sopoti e ka shitur vajin e ullirit sivjet me 400 lek për litër (më pak se 3.5 euro). Në fakt, zona ku ai banon është të paktën 20 e sa kilometër larg zonës industriale dhe shumë më lart se ajo. Për ta prodhuar vajin, ai dhe bashkëfshatarët e tij zvarriten me çdo mjet të mundshëm deri në Cërrik. I futur në thasë dhe në arka të vjetra - ulliri vritet, nxihet dhe oksidohet. Vaji i tyre e humbet cilësinë e lartë përpara se të prodhohet.
Nëse zona e tij do të kishte një fabrikë vaji dhe nëse mjedisi do të ishte i certifikuar si i pastër, çmimi i vajit ekstra të virgjër që prodhon Sopoti dhe njerëzit e tij do të ishte të paktën 8 euro për litër me shumicë. Kjo do t’i jepte Sopotit dhe çdo familjeje tjetër në po atë zonë më shumë se dyfishin e të ardhurave.
Vetëm zona e Gjergjanit ka mbi 1 milion rrënjë ullinj. Elbasani në tërësi si qark ka më shumë pemë ulliri edhe se Berati dhe është nr. 1 në Shqipëri në prodhimin e vajit.
Në kornizën e përgjithshme fshati i Elbasanit është tejet prodhimtar. Përfund edhe Labinot Mali shkëlqen me Sericën, të cilën braktisja shtetërore e ka lënë thuajse të izoluar dhe pa rrugë. Janë dhjetra fshatrat që prodhojnë pemë, qershi, ullinj, perime, patate, e gjithçka tjetër. Elbasani si qark prodhon bujarisht mbi 1.2 milion ton produkte bujqësore të freskëta.
Nëse Elbasani do ta kapërcejë një ditë stigmën e varfërisë, kjo do të nisë nga fshati. Edhe pse Elbasani është Qyteti i Qyteteve, zemra e vërtetë e qytetarisë shqiptare, është shkolla dhe zejtaria më fine e imagjinueshme, është shtëpia e esnafëve të shquar dhe e poetëve këngëtarë, është qyteti par excellence – përsëri e ardhmja e këtij rajoni do të nisë dhe do të buisë nga fshati.
Elbasani është prodhuesi i dytë më i madh në Shqipëri i bimëve medicinale dhe erzave. Kushtet natyrore e favorizojnë atë që të jetë prodhuesi kryesor.
Administratat socialiste i kanë braktisur qytetet me kohë. Por kjo vlen disafish për fshatin: rrugët janë lënë të shkatërrohen, uji dhe kanalizimet janë të standartit afrikan, shërbimet bujqësore janë përherë e më të shtrenjta, agronomë nuk gjen më dhe veterinerët janë më të shtrenjtë se spitalet private në Tiranë.
Toka është shpresa e fundit që u ka mbetur banorëve, të cilët kur nuk kanë bukë për të ngrënë – nisin fëmijët jashtë dhe lypin ndihmë ekonomike.
Mizoria e varfërisë i shtohet pafuqisë së fermerëve të vegjël për t’a nxjerrë prodhimin në treg.
Logjika e aplikimit të TVSH-së për produktet bujqësore dhe blegtorale që aplikoi administrata Rama rriti artificialisht me 20-30% çmimet e lëndëve të para, që fabrikat e vogla - ende larg konkurueshmërisë - duhet të fusin në treg.
Kjo ndodh ndërkohë që importet vazhdojnë të konkurojnë pa mëshirë fshatarin shqiptar.
Politika e regjistrimit të pronës në fshat ka dështuar totalisht. Për këtë arsye sektori bujqësor ka tërhequr vetëm 2% të totalit të kreditimit të ekonomisë. Çdo investim qeveritar në fshat shkon për blerje votash, jo për zhvillim të qëndrueshëm.
Fshati realisht ka nevojë për investime dhe për politika sektoriale të thelluara. Mbi të gjitha, fshati ka nevojë për një logjikë të re që mbështet sipërmarrjen më shumë se asistencializmin, një logjikë që forcon fermerët përkundër dëshirës së administratës së majtë për t’i marrë njerëzit peng.
Politika e së djathtës duhet ta pavarësojë njeriun nga shteti dhe ta shndërrojë shtetin në shërbëtor të qytetarit, të fermerit, të intelektualit, të të rinjve që kërkojnë një të ardhmen atje ku jetojnë e përkasin.
Detyra jonë është të ngrejmë një sistem të ri vlerash duke ngritur fuqinë e individit dhe shpirtin e tij të lirisë. Është turp që varfëria – si fjalë dhe si koncept - të ekzistojë më tej në trevën e pasur e të begatë të Elbasanit.
Unë nuk mund të flas për çdo qytet tjetër. Por e ardhmja e Elbasanit fillon nga fshati.", shkruan ai./ CNA.al
Lulzim Basha, the former chairman of the Democratic Pa...
The head of the PL, Ilir Meta, recalled the time when he w...
Prime Minister Edi Rama participated in the exhibition of ...
Enkelejd Alibeaj hid from the opposition protesters who re...
The former member of the DP Rudina Hajdari spoke about tod...
Kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zb...
Prime Minister Edi Rama went as an extra to the Parlia...
The head of the Parliamentary Group of the Socialist Party...
As in every plenary session, even today the majority voted...
Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për shkarkimin e...
Enkelejd Alibeaj has played the role in the Assembly, aski...
Arlind Gjokutaj, ish-sekretari i Ministrisë së Financave k...
The Minister for Relations with the Parliament, Elisa Spir...
Prime Minister Edi Rama, whom the opposition expects and d...
Drejtuesja e seancës parlamentare Ermonela Felaj pas demok...
Opozita po hedh baltë ndaj qeverisë dhe mazhorancës. Kësh...
Katër kandidatë do të jenë në garë për Bashkinë e Tiranës,...
Deputy Jorida Tabaku will not know what is happening insid...
The motion with a debate with Prime Minister Edi Rama will...
The MP of the Freedom Party, Monika Kryemadhi, was harsh i...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...