web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ministrja e Financave dha dorëheqjen por nuk u pranua/ Kryemadhi ngre dyshime

2023-02-16 15:05:00, Politikë CNA

Ministrja e Financave dha dorëheqjen por nuk u pranua/ Kryemadhi ngre

Arlind Gjokutaj, ish-sekretari i Ministrisë së Financave ka zbritur sot në sallën e Kuvendit nga deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi.

Gjatë seancës parlamentare, Kryemadhi ka hedhur dyshime bashkëshorti i Ministres së Finanacve Delina Ibrahimaj ka lidhje me kompaninë e përmbarimit dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të dikasterit të saj, Arlind Gjokutaj.

?Një pyetje për zonjën ministre, cila është lidhja e bashkëshortit tuaj me kompaninë e përmbarimit dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, dhe dorëheqja juaj a u pranua kur ndodhi ky fakt??, pyeti Kryemadhi.

Ibrahimaj nuk ka pranuar të komentojë duke thënë se do t?i përmbahet rendit të ditës.

?Kjo është një pyetje totalisht jashtë rendit të ditës. Unë jam shprehur disa herë për çështjen kur them që ne nuk marrin përsipër të bëhemi as hetues e as gjyqtar e prokurorë, për çështje që janë në hetim. Nuk marr përsipër të zgjidh asnjë nga hallet tuaja pasi të shprehet gjykata e prokuroria atëherë do shprehemi dhe ne për këtë çështje?, ka thënë Ibrahimaj./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga