web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Muzeu i Lundrimit në Shkodër/ Rama publikon pamjet nga punimet: Do të transformohet hyrja e qytetit

2025-10-03 09:02:00, Aktualitet CNA

Muzeu i Lundrimit në Shkodër/ Rama publikon pamjet nga punimet: Do

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamje nga punimet në kantierin e Muzeut të Lundrimit në Shkodër. Krahas videos së postuar, Rama shprehet se ky është një investim që së bashku me portin dhe parkun e rekreacionit do ta kthejnë hyrjen e qytetit në një zonë moderne dhe të zhvilluar.  

“MIRËMËNGJES ???? dhe nga kantieri i Muzeut të Lundrimit në Shkodër, një investim që, së bashku me portin dhe parkun e rekreacionit, do ta shndërrojë hyrjen e qytetit në një zonë moderne e të zhvilluar, siç i ka hije Shkodrës, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama.

Muzeu i Lundrimit është pjesë e një pakete të plotë ndërhyrjesh që po realizohen në Shkodër, duke synuar rritjen e potencialit turistik. Ai formohet nga dy volume të vendosura njëra mbi tjetrën, një volum në formë kodre në pjesën e poshtme dhe një “varkë pluskuese” në pjesën e sipërme./CNA





Lajmet e fundit nga