web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mblodhi grupin e vulës/ Bardhi: Tabaku, funksionarja më e lartë drejtuese e partisë

2023-06-05 15:14:00, Politikë CNA

Mblodhi grupin e vulës/ Bardhi: Tabaku, funksionarja më e lartë

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së së vulës, Gazment Bardhi u shpreh se detyra e çdo përfaqësuesi të kësaj force politike është bashkimi.

Sipas Bardhit, Jorida Tabaku është funksionarja më e lartë drejtuese e partisë.

"Mbledhja për vlerësimin e situatës në PD. Është e vetmja trupë brenda PD-së që ka bërë thirrje për bashkim dhe mospërçarje në PD. Nuk paragjykoj asnjë vendim të PD-së. Kjo nuk është çështje as e njëanshme as me kokëfortësi. Duhet që PD-ja të bëhet forcë alternative qeverisëse për zgjedhjet e ardhshme. Unë kam një detyrë dhe përgjegjësi për drejtimin e partisë. Emrat e kryesisë secili prej kolegëve tuaj është njohur me listën e anëtarëve të kryesisë. Alibeaj nuk ka qenë sot. Në mbledhjen e fundit ka qenë i pranishëm. Ka një detyrim statutor, ajo që unë di t’ju them është se funksionari më i lartë drejtues i partisë për momentin është Tabaku", tha Bardhi.





10:32 POLITICS

Deputeti demokrat

Deputeti demorkat Tritan Shehu ka kundërshtuar rendin ...

Lajmet e fundit nga