web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LZHK dhe BD koalicion për 14 majin/ Shehi: Ky sistem duhet të mbarojë

2023-02-17 11:13:00, Politikë CNA

LZHK dhe Bindja Demokratike kanë zyrtarizuar koalicionin e tyre për zgjedhjet e 14 majit.

Dashamir Shehi u shpreh se ky sistem duhet të mbarojë, duke shtuar se Shqipëria ka nevojë për një ligj të ri. Shehi shtoi gjithashtu se aleanca e dy partive e konsideron jetike ruajtjen e marrëdhënieve me SHBA-në, pasi çdo parti që i bën dëm kësaj marrëdhënieve, vë në rrezik ekzistencën e vendit.

Partitë shprehën gatishmërinë dhe theksuan se janë të hapur edhe për njerëz e parti të tjera, intelektualë, njerëz të artit e të tjerë që duan të kontribuojnë.





Lajmet e fundit nga