web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto – Çfarë nuk u pa nga Kuvendi/ 20 minuta seancë plenare me debate e tensione

2023-01-16 20:08:00, Politikë CNA
Foto – Çfarë nuk u pa nga Kuvendi/ 20 minuta seancë
Sali Berisha me deputetët e PD-së

Pasditen e sotme Kuvendi filloi punimet e sesionit X. Seanca plenare zgjati vetëm 20 minuta dhe u shoqërua me debate dhe tensione, ndërsa kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm.

Seanca u hap nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila mbajti një fjalim mbi punët që ka kryer Kuvendi gjatë sesionit të kaluar, si dhe detyrat që do të përmbushen në ketë sesion të ri parlamentar.

Pas saj, fjalën e mori Luçiano Boçi, i cili foli me tone të ashpra për moslejimin e ngritjes së një Komisioni Hetimor për udhëtimet e Ramës.

Një fjalim mbajti edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili hodhi akuza ndaj kreut të qeverisë, Parlamentit për udhëtimet e Ramës dhe kërkoi llogari për paratë e sekuestruara të pastrueses Rozeta Dobi, që i kishte vjedhur në banesat ku punonte.

Por Nikolla i mbylli mikrofonin për shkak se mbaroi kohën e fjalës dhe kjo krijoi tension. Deputetët e PD-së rrethuan foltoren dhe e transmetuan menjëherë Sali Berishën live në Facebook.

Teksa opozita qëndronte në foltore, nga vendi mori fjalën kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili kërkoi që qytetarët të mos panikosen nga tërmeti dhe kërkoi të vijohet me rendin e ditës.

Mes kësaj situate të rrëmujshme, mazhoranca miratoi procesverbalin e seancës së fundit të 2022-shit dhe u largua nga Kuvendi.

Këto momente dhe të tjera që nuk u panë në transmetim janë kapur në foto nga LSA dhe ne po i sjellim me anë të një galerie./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga