web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Emri/ Zbulohet kandidati i PD që synon bashkinë e Poliçanit

2023-02-06 13:38:00, Politikë CNA
Emri/ Zbulohet kandidati i PD që synon bashkinë e Poliçanit
Foto ilustruese

Partia Demokratike ka zbuluar kandidatin që do të garojë në zgjedhjet e 14 Majit për kryetar bashkie në Poliçan. Bëhet fjalë për Florian Qamën. Qama është lindur në Berat në një familje të nderuar arsimtarësh dhe me tradita.

Ai është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Matematikë.

Gjithashtu ka përfunduar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, dega inxhinieri elektronike.  

Është bërë anëtar i Partisë Demokratike që nga viti 2003.

Në vitin 2007 kryetar i FRPD-së, grupseksioni Vertop deri në vitin 2013-të. Në vitin 2015 kandidat për bashkinë e Poliçanit dhe më pas zgjjidhet kryetar i degës së PD, Poliçan. Aktualisht ai është mësues në gjimnazin e Poliçanit./ CNA.al

Emri/ Zbulohet kandidati i PD që synon bashkinë e Poliçanit





Lajmet e fundit nga