web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do mbash kandilin ndezur”/ Gjekmarkaj ironizon kandidaten për ambasadore në Izrael

2023-06-09 10:51:00, Politikë CNA

“Do mbash kandilin ndezur”/ Gjekmarkaj ironizon kandidaten për

Meri Kumbe, kandidate për ambasadore në Izrael është shprehur se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë shumë të mira, por këtë deklaratë e ka kundërshtuar deputeti Agron Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj në fjalën e tij në Komision është shprehur skeptik, duke thënë se me Izraelin nuk kemi marrëdhënie të mira.

Ai ka ironziuar Kumben duke thënë i drejtuar pyetjen nëse do të jetë atje si ambasadore për ta mbajtur kandidlin  e marrëdhenieve të ndezur apo për të çuar përpara marrdëhniet me Izraelin.

 “Kur bëjmë diplomaci, bëjmë folklor…. Me Izraelin nuk kemi marrëdhënie të mira, thjeshtë i kemi gjallë. Nuk e di cila do jetë sfida juaj si ambasadore, do jeni atje për të mbajtur kandilin ndezur të marrëdhënieve me Izraelin, apo do të jeni atje për të çuar para marrëdhëniet siç do duhej të ishte”, tha ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga