
Ish-deputetja që dizajnon kravatat e Ramës, teksa ka konfirmuar rikthimin e saj në politikë pas disa vitesh shkëputje, pretendon Bashkinë e Tiranës.
Ajo tha se është e gatshme të garojë, teksa u shpreh se misionin e saj në PD e quan të mbyllur, duke konfirmuar rivalitetin.
Dizajnuesja e kravatave të Ramës, duke marrë edhe “petkun” e gjyqtares, tha në një studio televizive se data e gjyqit është thjesht një moment juridik për të djathtën.
“Unë ndihem realisht keq, e shoh këtë situatë siç është sot. Jam njeri që mundohem të jem me këmbë në tokë, që ta lexoj realitetin siç është. Ky realitet nuk është premtues. Data e gjyqit është thjesht një moment juridik, por brenda gjithë masës së partisë ka probleme, nga lart deri në bazë. Në këtë situatë kur e djathta që për mua është një mrekulli, në Shqipëri është një pjesë e rëndësishme e shoqërisë që mbart shumë vlera, shumë kapacitete profesionale duhet të përfaqësohet.
Këtë përfaqësim brenda kuadrit të sistemit që ne kemi mund t’ia japësh duke krijuar një alternativë brenda garës elektorale. Jam e gatshme të marr përsipër sfidën e garës për kryetare bashkie në Tiranë.
Është një mundësi dhe mundësia e vetme që të ofron sistemi sot, për t’u bërë direkt vetë pjesë e garës. Unë misionin për të mbështetur PD-në e quaj të mbyllur dhe ka kohë që e kam quajtur të pamundur, rezultatet kanë qenë të trishta. Në këtë kontekst nuk është se është prioritet për mua sigla. Për mua është e rëndësishme të marrim përgjegjësi dhe për të dhënë kontribut. Politikën e kam zgjedhur për bindje, për pasion. Njoh shumë mirë si organizohet një fushatë e suksesshme në Tiranë. Kërkon një impenjim dhe përgjegjësi të nivelit të lartë”, u shpreh dizajnuesja e kravatave të Ramës.
Tashmë ish-deputetja dizajnuese kravatash, teksa kërkon të shfaqet si alternativë, tha se i ka ardhur koha Tiranës për t'i dhënë një kandidate femër.
Përnaska tha se jemi në një stad që duhet të hapemi dhe për alternativa.
“Unë mendoj se e kam të gjithë shansin që ta ofroj këtë kapacitet dhe potencial timin në dobi të kësaj gare për t’u ofruar qytetarëve të Tiranës një alternativë. Ka një energji të fortë në qytetin e Tiranës që kërkon ndryshimin, por kjo energji nuk e di ku të kanalizohet. Jemi në një stad që duhet të hapemi dhe për alternativa. Mbështesim një kandidate femër, i ka ardhur koha Tiranës për t'i dhënë një kandidate femër. Pastaj mendoj se janë votuesit që zgjedhin. Ne femrat kemi potenciale të forta, boll punuam për të tjerët”, deklaroi Përnaska.
Në garë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, do të jenë në garë katër kandidatë.
Deputetja Lajla Përnaska, e cila dizajnon kravatat e kryeministrit Edi Rama, do ketë përballë Belind Këlliçin, kandidat i PD-së dhe opozitës i zgjedhur nga Primaret dhe që është më potenciali për të marrë drejtimin e Tiranës, Arian Galdinin të LRE-së, që njihet si ish-aleat i Bashës, si dhe nga ana e socialistëve pritet rikandidimi i Erion Veliajt./CNA.al
Prime Minister Edi Rama has declared that the night before...
The head of the DP, Sali Berisha, stated at the weekly con...
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, dhe kryetari i ...
LZHK dhe Bindja Demokratike kanë zyrtarizuar koalicionin e t...
PL MP with 362 votes, Petrit Vasili, while reacting to Rama'...
Brisida Shehaj, koordinatorja kombëtare për luftën kundër ...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar takimin me Mark Rossi...
The DP candidate for the municipality of Tirana, Belind Ke...
The leader of the Democratic Party, Sali Berisha, invi...
Prime Minister Edi Rama has denied receiving wiretaps from...
Prime Minister Edi Rama spoke without gloves and revealed ...
The opposition parties "Bindja Demokratike" and "Movement ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka denoncuar ...
Lulzim Basha, the former chairman of the Democratic Pa...
The head of the PL, Ilir Meta, recalled the time when he w...
Prime Minister Edi Rama participated in the exhibition of ...
Enkelejd Alibeaj hid from the opposition protesters who re...
The former member of the DP Rudina Hajdari spoke about tod...
Kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka zb...
Prime Minister Edi Rama went as an extra to the Parlia...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
This Wednesday, around 4:00 PM, a serious accident occurre...
Tirana Police have shared details regarding the accident t...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
Rising energy and fertilizer prices are expected to contin...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At least 10 people have died after a fire broke out in a h...
Yemen's Houthis have claimed to have attacked two Saudi oi...
The trial of ousted Venezuelan President Nicolas Maduro on...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...