web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha “kokë më kokë” me ambasadorin hungarez/ Pikat “e nxehta” që u diskutuan

2023-03-06 17:47:00, Politikë CNA

Berisha “kokë më kokë” me ambasadorin hungarez/ Pikat

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e  sotme një takim me ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri, Lorant  Balla.

Berisha ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale se me ambasadorin është diskutuar lidhur me aktualitetin politik në vend dhe  farsën e procesit gjyqësor për vulën e PD-së.

Më tej kreu i PD thotë se ka siguruar ambasadorin për  pjesëmarrjen në zgjedhjet e 14 majit.

Takim me Ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri, Zotin Lorant Balla.

Sot pata kënaqësinë e veçantë të prisja në një takim pranë selisë së Partisë Demokratike, Ambasadorin e Hungarisë, Sh.T.Z. Lorant Balla.

Me Ambasadorin diskutuam gjerësisht mbi aktualitetin e zhvillimeve politike në vend.

Në veçanti, e informova Ambasadorin mbi farsën e procesit gjyqësor të pashembullt në historinë e Shqipërisë, me të cilin Edi Rama kërkon t’u imponojë qytetarëve në mënyrën më antidemokratike se nga kush duhet të përfaqësohen si opozitë. Një proces ky unik në histori gjithashtu për shkak të presionit të papranueshëm të ushtruar mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor në Shqipëri nga kanale ekstra-politike dhe diplomatike, tërësisht në shkelje të parimeve më themelore të shtetit të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare.

Pavarësisht këtij konteksti i cili është në vijim të një serie aksionesh që kanë si qëllim asgjësimin e pluralizmit politik në vend, ashtu siç u dëshmua nga skandali McGonigal, e sigurova Ambasadorin mbi pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në procesin zgjedhor të 14 majit, duke i garantuar se PD mbetet e angazhuar ndaj parimeve më të mira të garave elektorale, në respekt të votës së lirë dhe demokracisë qytetare.

I also found the opportunity to thank him on behalf of the Democratic Party, for all the historical friendship that characterizes the Albanian-Hungarian relationship, but also for the special role of my friend and Prime Minister Orban, in intensifying and promoting cooperation between our two countries. He has been and remains an unsparing supporter of the Democratic Party and our conservative causes, in the promotion of fairer national and family values. The meeting was open" , writes Berisha./ CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga