
Lulzim Basha nuk e ka dhënë dorëheqjen si kryetar i PD-së.
Ai thjesht dhe vetëm ka bërë një deklaratë publike, por ka mbajtur emërimin e tij si kryetar të regjistruar në gjykatë.
Dokumenti i mëposhtëm është nxjerrë pak ditë më parë nga Gjykata e Tiranës për t’u çuar në KQZ dhe për t’u regjistruar grupi i Lulzim Bashës që pretendohet se tashmë drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.
Vërtetimi është nxjerrë me datë 1 nga Gjykata e Tiranës, ndërkohë që me datë 3 zhvillohej procesi gjyqësor, se çfarë do të ndodhte me vulën.

Dikush e ka ditur më parë dhe ka nxjerrë çdo dokument për t’u regjistruar në KQZ, sipas dokumentit të Gjykatës si Lulzim Basha kryetar i PD-së.
Pra, Lulzim Basha ka gënjyer publikisht edhe për dorëheqjen e tij edhe për statutin e vjetër të tij, apo dhe për të riun e 11 dhjetorit që kërkojnë Berisha dhe të tijtë për ta regjistruar në Gjykatë dhe më pas të procedojnë në KQZ.
Lulzim Basha ka gënjyer, saqë edhe vetë Alibeaj e ka besuar se është kreu i PD-së.
Mesa duket Basha, nuk ka pasur besim për ta regjistruar Alibeajn në Gjykatë dhe e ka lënë me autorizim.
CNA.al, ka raportuar edhe më parë se Lulzim Basha thjesht dhe vetëm kishte bërë një deklaratë publike për dorëheqje, por nuk ka pasur kurajë që të çregjistrohet.
Ai po e mban peng PD-në, duke nxjerrë në plan të parë Alibeajn, apo të tijtë.

Sipas statutit të vjetër është e qartë se në rast të dorëheqjes së kryetarit, sekretari i Përgjithshëm duhet të bëjë një veprim, të emërojë një nga nënkryetarët.
Gazment Bardhi ka deklaruar se një nga nënkryetarët është emëruar kryetar dhe ai duhet të regjistrohej në Gjykatë.
Pra, me apo pa procese gjyqësore, me statutin e vjetër apo të riun, grupi i Lulzim Bashës, duhej të kishte regjistruar zyrtarisht në Gjykatë Enkelejd Alibeajn si kryetar.
Por, kjo nuk ka ndodhur, Gazment Bardhi nuk e ka çuar. Një mashtrim tjetër ky.
Nuk është vetëm fakti që Luli e ka dhënë dorëheqjen dhe nuk e ka çuar në Gjykatë një deklaratë se është larguar nga drejtimi i PD-së, por dhe vetë Gazment Bardhi që flet si parimor dhe mban qëndrime të ashpra duke thënë se ai nuk është i korruptuar, nuk është pjesë e lojërave, por është pjesë e së vërtetës, nuk e ka çuar dorëheqjen e Lulzim Bashës në Gjykatë dhe komandimin që i ka bërë Enkelejd Alibeajt si kryetar i PD-së.


Dokumenti i nxjerrë me datën 1 tregon qartazi se kemi të bëjmë me një mashtrim publik, me një tallje tjetër me demokratët, për më shumë mes shqiptarëve, të bërë nga Lulzim Basha dhe nga bashkëpunëtorët e tij, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, të cilët qartazi kanë treguar edhe njëherë çfarë janë në gjendje të bëjnë, që të jenë pjesë e pazareve të pushtetit, edhe pse nuk i do kush, nuk i mbështet kush, nuk i voton kush, kërkojnë që të vazhdojnë këtë lojë politike me vulë të vjedhur, me skema, skenarë dhe dorëheqje që kurrë nuk kanë marrë formë ligjore, sepse përdoren mekanizma për të qëndruar sa më shumë e sa më gjatë si faktorë në politikë./CNA.al
Deputy Gazment Bardhi, during the Presidency meeting, ...
Enkelejd Alibeaj has invited the mayoral candidates of...
At the CEC, Enkelejd Alibeaj's group was registered with f...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, ha...
Prime Minister Edi Rama, during the press conference with ...
On March 21, 2022, Lulzim Basha went public and said that ...
There is no doubt that what Endrit Shabani calls the polit...
Përfaqësuesi i grupit të Enkelejd Alibeajt, Indrit Sef...
The former Minister of Justice, Ylli Manjani, has ironized...
Kandidati i PD-së për Elbasanin, Luçiano Boçi, ka bërë një...
The legal representatives of the Democratic Party in t...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka zba...
The decision made in the National Council of the DP fo...
The mayor of Tirana, Erion Veliaj, held a meeting with the...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka parala...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, has co...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka prezantuar...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, has ca...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A serious accident has occurred on the Lezhë-Shëngjin axis...
A serious incident has occurred in Morina, Kukes. Citizen...
The bad weather that swept the country on Tuesday evening ...
A road accident occurred this evening on Nikolla Zoraqi St...
This Wednesday, our country will be under the influence of...
All of Southern Europe will face changing weather conditio...
Albania was hit by temperatures significantly higher than ...
For the first time, Pogradec welcomed the Inter-Lake Chess...
Prime Minister Andy Burnham has announced that most bus fa...
France's parliament has passed a law to ban social media f...
US Secretary of State Marco Rubio arrived in Manila on Jul...
In the space of a few days, Ukrainian President Volodymyr ...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
Businesses will no longer be required to simply register t...
Despite economic growth and income in recent years, Albani...
This Wednesday, one US dollar is bought for 81.4 lek and s...
Construction company licenses will have a validity period ...