
Deputeti dhe kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar pas lajmeve se shembjen e pallatit nr. 4, në rrugën "Myslym Keta", e ka firmosur vjehrri i tij.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi përgënjeshtron këto pretendime. Ai ka publikuar dokumentat me firmat e personave që kanë kërkuar shembjen e këtij pallati.
Deputeti ka sfiduar këdo që gjen një firmë të vjehrrit të tij në dokumenta, ta padisë këtë të fundit në SPAK, njëlloj siç vetë Këlliçi bëri kallëzim në SPAK ndaj kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, si dhe ndaj disa vartësve të tjerë që firmosën prishjen e pallatit.
“Përgjigje për ata që duan të lexojnë faktet.
Ndërsa ata që korrin mashtrimet që mbjell zdromsi, nuk kanë interes për të vërtetën. Nuk lodhem me ta.
Unë jam Belind Këlliçi, djali i Zamir dhe Suzana Këlliçit. Për ata që janë ende nën ndikimin e "fake neës" të porositura nga Erion Veliaj, po ju tregoj kush ka firmosur në rastin e pallatit nr. 4, në rrugën "Myslym Keta".
Po i gjetët firmë vjehrrit tim dhe kujtdo vjehrri në Shqipëri, paditeni në SPAK. Edhe Zamiri im po të ketë firmë, paditeni në SPAK. Do të vij dhe unë me ju ta padisim bashkë.
Këto metoda tipike të regjimit, të përsëritura për vite me radhë, nuk e fshehin dot të vërtetën se Erion Veliaj po dëbon njerëz të pafajshëm nga banesat e tyre, për pazarin e radhës.
Kjo histori brutaliteti e një pushteti që qëndron në këmbë me dhunë dhe para të pista, nuk do të harrohet duke fabrikuar lajme për mua dhe të afërmit e mi.
I komanduari i Ramës në Bashkinë e Tiranës nuk njeh asnjë normë morale, ligjore dhe proceduriale. Ai është thjesht një instrument në shërbim të ujdive të pista.
Do mashtrojnë deri më 14 maj. Do i durojmë edhe ca muaj”, thekson kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës./ B.A. – CNA.al
Indrit Hoxha, the Secretary for Emigration and Diaspora in...
Journalist Hysni Gurra has shown how the PD candidate for ...
The head of the PR, Fatmir Mediu, said on Diaspora Day tha...
The head of the DP, Sali Berisha, has analyzed the ten...
The DP candidate for the Municipality of Tirana, Belin...
The Chairman of the Parliamentary Group of the Socialist P...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka shprehu...
The Chairman of the Parliamentary Group of the Socialist P...
The Democratic Party has accused Prime Minister Edi Rama o...
The head of the cabinet in the Democratic Party, Akil Kraja...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhu...
The Democratic Party has expressed skepticism about th...
The former deputy of the Democratic Party, Mudslim Murrizi...
The National Council of the FRPDSH has chosen the mana...
The chairman of the Democratic Party, Sali Berisha, in a s...
Chief Democrat Sali Berisha has denounced in harsh tones t...
The head of the Democratic Party, Sali Berisha, in the wee...
The chairman of the FRPDSH, Besart Xhaferi, announced toda...
PD deputy and opposition candidate for the municipalit...
Ledina Aliolli, kandidatja e “Babales” Ervin Salianji,...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
A road accident was recorded this Tuesday on the Elbasan-P...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
Pope Leo XIV arrived in Barcelona this Tuesday, in what ma...
Israel has bombed the city of Tyre, killing eight people a...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi sot se nuk ...
Two students and a teacher were injured in a stabbing inci...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...
At the end of 2025, for all euro area members, more than 9...