web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bardhi sfidon publikisht Bashën/ Zbulon kërkesën e tij

2023-09-04 11:35:00, Politikë CNA

Bardhi sfidon publikisht Bashën/ Zbulon kërkesën e tij

Gazment Bardhi ka sfiduar publikisht Lulzim Bashën, duke i thënë se nëse mbledh 18 vota për kryetar grupi të PD-së , votën e 19 do ta ketë nga dora e tij.

Nga ana tjetër Bardhi theksoi se deri në momentin që do të ketë besimin e shumciës do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë.  

“Deri në ditën kur do të kem besimin e shumicës së deputetëve të PD do të jem në këtë detyrë. E ripërsëris apelin tim. Nëse zoti Basha ka ambicie për t’u bërë kryetar i grupit, po të sigurojë 18 vota, vota e 19 do të jetë e Gazment Bardhit. E siguroj për këtë, se kaq borxh ia kam Bashës kaq gjë”, tha Bardhi.

Ndër të tjera nuk munguan as talljet dhe ironizimet pas përfundimit të seancës. Bardhi u shpreh se nuk duhet të habitemi nëse një ditë Basha del dhe vetëshpallet mbreti i Anglisë apo kryeministër i vendit./ CNA





Lajmet e fundit nga