web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do të marrësh pjesë në protestën e 6 dhjetorit?/ Meta përgjigjet nga varrezat e dëshmorëve

2022-11-29 12:08:00, Politikë CNA

A do të marrësh pjesë në protestën e 6 dhjetorit?/ Meta

Kreu i Partisë së Lirisë ka pohuar se do të marrë pjesë në protestën e 6 dhjetorit.

Këtë deklaratë e ka bërë gjatë homazheve në varrezat e dëshmorëve, në kuadër të 29 nëntorit.

Ai ka ardhitur arsyet se përse duhet protestuar me 6 dhjetor.

"Siguria në Shqipëri është nën kërcënimin e mafias në pushtet dhe kurrsesi të qytetarëve të lirë. Së dyti nuk është protestë ndaj kryetarit të bashkisë, pasi bileta e tij është pa kthim më 14 maj, por është njoftuar manifestim pro europian që e gjithë Shqipëria dëshiron të japë mesazh mirënjohje për vendimin me rëndësi edhe gjeopolitik të BE, për të nxitur Shqipërinë dhe vendet e tjera që të ecin në rrugën e integrimit europian. Në Shqipëri nuk ka asgjë dhe s’duhet të ketë asgjë më të rëndësishme se kushtetuta dhe mbi kushtetutën është populli europian i Shqipërisë. Dhjetori është muaji i demokracisë. Manifestim paqësor. Dhjetori është muaji i demokracisë dhe Europës.", ka thënë Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga