web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

4 milionë euro në oborrin e Kryeministrisë/ “Një copë druri për të shplodhur sytë e Ramës”

2022-09-01 12:44:00, Politikë CNA

4 milionë euro në oborrin e Kryeministrisë/ “Një

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryesinë e Partisë Demokratike. Duke e konsideruar qeverisjen e Ramës si një regjim, ai shprehet se kjo qeveri po rrit hajdutë, gjë që po e pamundëson jetën e shqiptarëve.

Ai shprehet se kryeministri është aq i verbuar sa ka arritur deri në atë pikë sa ka shpenzuar 4 milionë euro vetëm për një instalacion, ndërkohë që këto lekë mund të përdoreshin për të ndëruar shkolla të standarteve europiane.

“A mundet një njeri që për hobin e tij dhe të xhepave të tij, të vendosë 4 milionë euro në oborrin e kryeministrisë, pa asnjë lloj funksioni, por është mësuar të veprojë siç do me këtë popull. Me 4 milionë euro ndërtoheshin të paktën 6 shkolla të standartit më të mirë europian. Ata janë tani një istalacion druri, për të shplodhur sytë e verbuar nga vjedhja të Edi Ramës”, është shprehur Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga