Zelensky, njeriu i vitit 2022 dhe një histori 95-vjeçare e përzgjedhjeve nga revista “Time”
Revista “Time” shpalli “Njeriun e vitit” 2022 Volodymyr Ze...

The Russian invasion of Ukraine has finally made the European Union aware of the strategic importance of the Western Balkans, and of Moscow's potential to exploit unresolved disputes in the region to weaken the West.
EU leaders must now use the geopolitical moment to accelerate the integration into the union of 6 small, economically fragile countries with a total population of less than 18 million inhabitants. Otherwise, they risk seeing their use by Russia and China in their power games.

Pavarësisht zhgënjimit të madh me ‘ritmin prej kërmilli’ të procesit të zgjerimit në rajon që kur BE-ja njohur zyrtarisht perspektivën e anëtarësimit të tyre në vitin 2003, pranimi në union mbetet rezultati më i mirë i imagjinueshëm për Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë dhe për pjesën tjetër të Evropës.
Në rast se BE-ja do të vazhdojë që t’i mbajë në distancë, alternativat mund të jenë përafrimi i atyre me Rusinë, shfaqja e një zone jo-liberale e të paangazhuar, e cila mund të shtrihet nga Hungaria në Turqi, ose më keq akoma, zhytja në një konflikt të ri të armatosur, që përfshin një përzierje toksike të krimit të organizuar dhe përdorimit si armë të emigrantëve.
Në disa kryeqytete të Evropës Perëndimore, sidomos në Paris dhe Hagë, ku është më e madhe lodhja nga zgjerimi i BE-së, ekziston një supozim i diktuar nga një lloj vetëkënaqësie, se statuskuoja aktuale është e menaxhueshme dhe nuk paraqet ndonjë rrezik serioz për sigurinë evropiane.
Sigurisht që pas tmerreve që kanë kaluar në vitet 1990, njerëzit në Ballkanin Perëndimor janë të lodhur nga lufta. Dhe situata mund të duket në pamje të parë nën kontroll, por nuk është e qëndrueshme për një kohë të pacaktuar.
Sepse nuk ka asnjë garanci se konfliktet e pazgjidhura brenda Bosnjës apo midis Serbisë dhe Kosovës, do të qëndrojnë të ngrira me vetëm disa shpërthime të vogla të herëpashershme, apo që dhuna e lokalizuar politike nuk do të përshkallëzohet, duke tërhequr në BE lojtarë të jashtëm dhe nxitur flukse të reja refugjatësh, armësh dhe droge.
Përplasjet e fundit mbi targat e makinave të serbëve të Kosovës, tregojnë se si një shkëndijë e vogël mund të ndezë një konflikt të madh. Sulmi i presidentit rus Vladimir Putin ndaj Ukrainës ka vënë shumë njerëz në rrezik në këtë rajon, duke nxitur ultra-nacionalizmin tek serbë pro-rusë të linjës së ashpër, dhe duke risjellë kujtimet e vdekjeve dhe shkatërrimeve tek ata që jetuan gjatë Luftërave Jugosllave të viteve 1990.
Moska po përpiqet të nxisë nacionalizmin ortodoks pan-sllav, dhe të shfrytëzojë ndarjet kudo që mundet. Ajo i ka dhënë mbështetje udhëheqësit serb të Bosnjës Milorad Dodik me kërcënimet që bën vazhdimisht ky i fundit për t‘u shkëputur nga Bosnja, teksa ka përhapur dezinformata për ta forcuar armiqësinë e serbëve të Kosovës ndaj qeverisë së Prishtinës.

Nga ana e saj Kina është fokusuar kryesisht tek investimet ekonomike, duke përdorur Platformën e saj 14+1 në kuadër të nismës “Brezi dhe Rruga” për të bashkëpunuar me udhëheqësit vendas që kërkojnë projekte ambicioze në infrastrukturë dhe mbrojtje.
Pekini ndjek qasjen e Moskës ndaj Ballkanit Perëndimor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe përdor muskujt e tij financiarë për t’i penguar shtetet ballkanike që të mbështesin rezolutat kritike ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut në Xinjiang apo Hong Kong.
Mediat pro-qeveritare serbe po i bëjnë jehonë narrativës ruse për luftën në Ukrainë, dhe mediat në pronësinë e rusëve po kontribuojnë me histerinë e luftës kundër Kosovës. Rusia dhe Kina kanë kontribuar që të dyja në riarmatimin e Serbisë. Ndërkaq Moska ka edhe një levë energjetike të fuqishme, pasi Serbia e merr 80 për qind të gazit të saj nga Rusia, ndërsa Bosnja është 100 për qind e varur prej saj.
Prandaj Serbia ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, duke shkaktuar jo pak zemërim në Bruksel. Por BE-ja zotëron levat më të fuqishme afatgjata, gjithnjë nëse është e gatshme që t’i përdorë ato. Kjo duke pasur parasysh aspiratën e ditur për t’iu bashkuar bllokut që ekziston në të gjithë rajonin, me përjashtim të Serbisë.
Megjithatë, Franca dhe Holanda kanë udhëhequr rezistencën ndaj zgjerimit të mëtejshëm, kryesisht për shkak të frikës nga emigrantët dhe krimi i organizuar. Anëtarët fqinjë të BE-së, Greqia dhe Bullgaria, e penguan prej kohësh kandidaturën e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë për në BE dhe NATO, duke e kushtëzuar me ndryshimin e emrit dhe pranimin narrativës së Sofjes mbi historinë e saj dhe të pakicës së saj bullgare.
Edhe pasi ra dakord për ta ndryshuar emrin e saj në Maqedonia e Veriut në vitin 2018, Franca vendosi veton kundër hapjes së negociatave me Shkupin dhe Tiranën, për të kërkuar një reformim të procesit të pranimit, me synim përfshirjen e parimit të kthyeshmërisë aty ku ka bëhen hapa prapa.
Bisedimet nisën më në fund në korrikun e këtij viti, por Maqedonia e Veriut duhet ende të ndryshojë kushtetutën e saj vitin e ardhshëm, për të përfshirë kushtet mbi të cilat është rënë dakord me Bullgarinë, me gjasë një kurth politik, pasi qeverisë i mungon një super-shumicë.
Kur liderët e BE-së nxituan t’i jepnin Ukrainës dhe Moldavisë statusin e kandidatit në qershor në kundërpërgjigje ndaj agresionit të Rusisë, elitat e Ballkanit Perëndimor kishin pa dyshim frikë se vendet e tyre po mënjanoheshin më tej në procesin e anëtarësimit.
Po kështu, kur kancelari gjerman Olaf Sholc kërkoi që BE-ja të reformonte sistemin e saj të vendimmarrjes për të hequr veton kombëtare mbi politikën e sanksioneve dhe taksave, përpara se të pranoheshin anëtarët e rinj, kjo u lexua si një pritje edhe më e gjatë. Atëherë, çfarë duhet të bëjë tani BE-ja?

Së pari, ajo duhet të shfaqë një angazhim politik më të dukshëm. BE-ja i ka nisur gjërat si duhet këtë vit, duke i kushtuar vëmendje rajonit të lënë prej kohësh pas dore. Ka pasur dy samite BE-Ballkani Perëndimor - njëri për herë të parë në rajon - plus një ringjallje të Procesit të Berlinit për të mbështetur integrimin ekonomik rajonal në përgatitje për t’u bashkuar me tregun e përbashkët të unionit.
Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor morën pjesë në samitin inaugurues të Komunitetit të Politik Evropian në Pragë në tetor, një projekt i presidentit francez Emanuel Makron. Ky angazhim duhet të vazhdojë. Së dyti, duhet të bëhen konkrete përfitimet nga procesi.
BE-ja duhet të reformojë procesin e saj të mundimshëm të anëtarësimit, për të shpërndarë më shumë përfitime financiare dhe të qasjes në tregun e përbashkët edhe para anëtarësimit, ndërsa vendet kandidatët përparojnë me reformat e kërkuara.
Aktualisht, ata marrin vetëm një lloj ndihme modeste, derisa të anëtarësohen plotësisht. Ndërkohë BE-ja duhet të ftojë ministrat nga rajoni që të marrin pjesë në takimet jozyrtare të këshillit për çështjet me interes të përbashkët. Brukseli duhet t’i inkurajojë vendet e Ballkanit Perëndimor që të zgjedhin vëzhgues në Parlamentin Evropian, në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane të vitit 2024, në mënyrë që të kenë një zë në hartimin e ligjeve në BE.
Natyrisht, pjesa më e madhe e punës së vështirë duhet të kryhet ende nga vendet kandidate, shumica e të cilave janë larg përmbushjes së kushteve themelore të demokracisë, shtetit të së drejtës, lirisë së shprehjes dhe luftës kundër korrupsionit për t’u kualifikuar për anëtarësim.
Si gjithmonë, është një problem i “pulës dhe vezës”. E përse politikanët ballkanikë duhet të ndërmarrin reforma të dhimbshme, që mund t’’i largojnë nga pushteti dhe privojnë nga paratë, në këmbim të një perspektive kaq të largët dhe të pasigurt?
BE-ja do të duhet të punojë më shumë nga poshtë, duke e mbështetur shoqërinë civile, organizatat e grave dhe bizneset e vogla si nxitës të ndryshimit, duke ofruar stimuj dhe duke ushtruar presion nga lart. Në këtë moment gjeopolitik, BE-ja nuk ka luksin që të lejojë degradimin e reformave të nevojshme në këtë rajon.
Revista “Time” shpalli “Njeriun e vitit” 2022 Volodymyr Ze...
I don't care how often I am forced to say it: The war in U...
Is the word illiterate an insult or not? What about th...
PD përkujton në mënyrën më të keqe të saj 32 vjetorin e kr...
Homazh për studentët e Dhjetorit ‘90! Çdo fillim Dhje...
Today, December 8, I decided to publish the official l...
On December 8, 1990, the first protest began, which gave a...
Sot, më 8 Dhjetor, festohet Dita e Rinisë! 32 vjet më par...
Maybe someone may find the title pathetic or perhaps even ...
“A ia vlen të shkruash një libër për ngjarjet e dhjetorit ...
Yesterday should have been a beautiful day, one of tho...
Today's attack on the leader of the opposition, Sali B...
Sot Tirana ishte kryeqyteti i Europës. Për herë të pa...
Kudo protestohet, edhe pse “elitat”, gjithkund, i perçajnë...
The President of the Federal Republic of Germany, Fran...
The worst editorial decision would be the witch war wi...
This photo was taken last night by the official photojourn...
I am seeing many posts from the opposition front regar...
The mass exodus of Italians has not stopped. 2.7 mill...
"Tragjedi", "uri e madhe" ose "gjenocid": kur bëhet fjalë ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A road accident has been reported on the Fier-Levan axis, ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
The military advisor to Iran's supreme leader, Mohsen Reza...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...