web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video- Çfarë ndodhi?/ kaos në koncertin e Dua Lipës në Australi

2022-11-11 13:27:00, Lifestyle CNA

Video- Çfarë ndodhi?/ kaos në koncertin e Dua Lipës

Koncerti i fundit i artistes shqiptare Dua Lipa, në Sydney të Australisë është shndërruar në një kaos.

Shkak për këtë është bërë një problem me aplikacionin ku rezervoheshin biletat.

Qindra fansa mbetën jashtë koncertit dhe kjo solli frustrimin e tyre.

Në një video që po qarkullon në rrjete sociale shfaqen turma fansat teksa qëndrojnë jashtë Qudos Bank Arena në Parkun Olimpik të Sidney-t, për shkak se ata nuk mund të vërtetonin se kanë rezervuar një biletë, e gjitha kjo vetëm nga aplikacioni.

Ata u detyruan të gërmojnë nëpër email për konfirmime, me sigurinë që më pas kontrollonte manualisht secilin.

“Kjo është e neveritshme. @Ticketek_AU ka rënë dhe mijëra njerëz nuk mund të hyjnë për të parë @DUALIPA”, shkroi një fans në Twitter.

“Çfarë fatkeqësie është kjo, aplikacioni nuk funksionon dhe biletat nuk janë të vlefshme për shumë njerëz”, vazhdoi një tjetër.

Dua Lipa e nisi shfaqjen e saj me vonesë, dhe u kërkoi falje fansave për këtë.

Ylli me famë botërore, ka mbajtur deri tani dy koncerte në Sydney dhe një në Brisbane, në vazhdën e turnout të saj “Future Nostalgia”.

Më tej Dua do të jetë pjesë e Grammy-t dhe më pas do të zhvillojë dy koncerte në Melburn, e më pas do të performojë në Adelaide dhe Perth./CNA.al

 





16:49 Lifestyle

U fut në

“Përputhen” është reality show, mjaft i ndjekur nga shikue...

10:13 Lifestyle

Gazetari i njohur,

Gazetari Flavio Qarri gjatë një interviste në programi...

13:56 Lifestyle

E ju kujtohet

Sa nga ju e mbajnë mend aktoren shumë të dashur për publik...

Lajmet e fundit nga