web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk na treguan asgjë për 12 vite/ Flori Mumajesi zbulon sekretin e tij dhe Eneda Tarifës

2022-11-10 11:12:00, Lifestyle CNA
Nuk na treguan asgjë për 12 vite/ Flori Mumajesi zbulon sekretin e tij
Flori Mumajesi

Sa nga ju e mbajnë mend këngës “Playback” të Flori Mumajesit dhe frazën e famshme “E ke ti një talent dhe pse unë nuk po ta them”.

Nëse jo, mund t’a klikoni, por paraprakisht iu themi se Flori konkuroi me këtë këngë në festivalin e “Këngës Magjikë” në vitin 2010.

Edhe sot kjo këngë mbetet mjaft argëtuese dhe e pëlqyer. Por a e dinit se pjesë e kësaj kënge ka qënë edhe këngëtarja Eneda Tarifa?

Pas 12 vitesh Flori ka vendosur ta zbulojë këtë sekret, e ai zëri që dëgjohet në sfondin e këngës i takon Enedës.

Përmes një postimi në Instagram, Flori shprehet se zëri i Eneda Tarifës i ka shtuar 50% të suksesit, këngës së tij.

 “Në atë kohë nuk ishte ide dhe aq e mirë të merrje pjesë në festival me një këngë të tillë. Zërat që për mua i dhanë këngës 50% që i mungonte janë të bishës Eneda Tarifa”.- shkruan Flori krahas postimit në Instagram.

Nuk na treguan asgjë për 12 vite/ Flori Mumajesi zbulon sekretin e tij

Pas këtij postimi që kujton kohët e vjetra ka reaguar edhe këngëtarja Eneda Tarifa e cila ka shprehur gjitha dashamirësinë dhe respektin për punën e artistit dhe kolegut të saj.

“Prit njëherë se nuk e dimë kush është bisha këtu…Nuk mund të mos frymëzohesh nga ty..Mua zëri më ka buruar në çdo gjë që kemi prodhuar bashkë…Nuk ka dy në muzikë si ty Flor! Je dashni.”/CNA.al

Nuk na treguan asgjë për 12 vite/ Flori Mumajesi zbulon sekretin e tij

 





10:13 Lifestyle

Gazetari i njohur,

Gazetari Flavio Qarri gjatë një interviste në programi...

13:56 Lifestyle

E ju kujtohet

Sa nga ju e mbajnë mend aktoren shumë të dashur për publik...

12:27 Lifestyle

I drejtoi

Pak ditë më parë këngëtari Flori Mumajesi, publikoi disa v...

Lajmet e fundit nga