web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I drejtoi

2022-11-09 12:27:00, Lifestyle CNA

I drejtoi

Pak ditë më parë këngëtari Flori Mumajesi, publikoi disa video në rrjetet sociale, ku shfaqej disi i zhgënjyer dhe i mërzitur sa i takon jetës së tij artistike.

Edhe pse ai gjithmonë është vlerësuar nga publiku dhe ka marrë mjaft çmime në festivale të ndryshme, ai shprehej se këngët e tij më të mira janë lënë në harresë.

“Muzika ime ka vdekur”- shprehej ai, duke drejtuar gishtin e “fajtorit” te publiku.

Më tej ai tha se ka fshirë 4 këngët e tij më të ndjera nga platforma "YouTube", pasi sipas tij nëse publiku i "harron” këngët që janë cilësuar si të “pavdekshme”, as ai nuk ka detyrim t’i lërë ato në "YouTube".

Gjithsesi ai në reagimin e tij tha se nuk është i mërzitur (pavarësisht se dukej mjaft i zhgënjyer), por tha se do të vazhdojë të krijojë muzikë. E kështu ka ndodhur, ai së fundmi ka sjellë projektin e ri muzikor me titull “Mbaroj për ty”.

Por si u prit kënga e re nga publiku. Absolutisht shumë mirë, ju sjellim disa nga komentet nga fansat e Florit.

DISA NGA KOMENTET: 

“Ti je artisti me shpirtin më të bukur. S’mund të na lësh ne bosh, pa ty si Njeri, që më muzikën tënde kemi jetuar pak çaste. S’mund të na heqësh kënaqesinë e kujtimeve, e për më tepër na mungojnë. E ja ku erdhe sërish”

“Kushedi sa xhelozi i kap këngtarët e tjerë për kaq shumë dashuri sa te japin njerëzit ty” 

“Kurrë mos dysho tek mbeshtetja jone për ty ! Love you”

“Muzika jote është e pavdekshme. Artist i pazëvenëdsushëm”

“Mos humb më!! E meriton vëmendjen dashurinë e publikut”

“Flori faleminderit që u ktheve  ke plot njerez që të duan dhe mezi i presin kënget e tua” 

Në mesin e shumë komenteve nuk mungoi edhe kurioziteti për projektet e radhës nga këngëtari, pasi ai pati një shkëputje relativisht të gjatë nga tregu muzikor.

“Po për ke e ke o burrë i dheut, thuaje se na plase, të flemë të qetë njëherë e mirë… ta marrë dreqi ta marrë këtë punë”- shkruan një fans i Florit.

Ndërkohë kishte edhe nga ata ndjekës që ishin skeptikë për deklaratat e Florit, duke u shprehur se ai gjithçka e bëri për vëmendje.

"Oh what are you! You got the attention again, good luck! Even without these games you made recently, you have our attention!" - writes a follower.

Also, someone else reminds Flori that he "doesn't need social attention" while writing:

"You don't need social attention, you are a gem that is heard with the same emotions and feelings even when years pass" /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga