web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetëm kremërat e kofshëve i kushtojnë 2 mijë euro/ Erjola Doçi i vë

2022-10-09 13:31:00, Lifestyle CNA

Vetëm kremërat e kofshëve i kushtojnë 2 mijë euro/

Ejola Doçi është një ndër bukuroshet e Instagramit, që prej disa sezonesh televizive, e kemi parë edhe në ekranet shqiptare. 

Ajo shquhet për format e saj trupore, por njëkohësisht ajo ka bërë bujë edhe me deklaratat e saj lidhur me jetesën e saj luksoze, ku pak kohë më parë deklaroi se shpenzon 2 mijë euro vetëm me kremëra për kujdesin personal.

Rrogat në Shqipëri, e po ashtu në televizionet shqiptare, dihet që nuk janë aq të larta, dhe janë me "kokrra" ata moderatorë që kanë vite në ekran që kanë arritur të kenë një pagesë mbi 2 mijë euro, por sërish Erjola Doçi edhe pse me një rol dytësor në programin "E Diell", arrin që të sigurojë një jetesë luksoze. 

Pak muaj më parë deklarata e saj mbi shpenzimet e kujdesit personal bëri shumë bujë, por ajo më vonë sqaroi se:

“E para më mban Erjola (vetja), familja. E dyta, shkon një kosto aq, herë me bashkëpunime, herë pa bashkëpunime. Na bën tag-u dy mijë dhe e lemë me kaq, se unë nuk konsumohem shumë si imazh”.

Përtej këtij diskutimi Erjola ishte mjaft aktive në rrjetet sociale gjatë gjithë verës, ku ka ndarë foto nga pushimet e saj mjaft luksoze dhe në destinacione të ndryshme dhe si gjithmonë e "nxehtë" me pozat e saj./CNA.al





15:14 Lifestyle

Albin Kurti një

Deputetja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti së fundmi ka zbulua...

Lajmet e fundit nga