web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elvana Gjata dhe Dhurata Dora në Eurovision 2023?/ Lajmi që qarkullon përfshin Arbana Osmanin

2022-10-07 14:43:00, Lifestyle CNA

Elvana Gjata dhe Dhurata Dora në Eurovision 2023?/ Lajmi që qarkullon

Elvana Gjata dhe Dhurata Dora gjatë kësaj vere ndezën klubet me këngën e tyre "Gajde", një këngë me motive shqiptare, që nuk mund të mos ndezte gjakrat e shqiptarëve kudo që janë.

Duke u nisur nga suksesi i kësaj kënge dhe nga feddback-u i publikut, kanë qarkulluar zëra se dy këngëtaret do të përfaqësojnë Shqipërinë në "Eurovision" vitin e ardhshëm.

Lajmi është shpërndarë nga "Eurovision Kosovo", ku shkruhet se sipas disa informacioneve jozyrtare dy këngëtaret do të përfaqësojnë vendin tonë dhe fituesi i Festivalit të Këngës, do të zgjidhet për herë të parë me televotim nga publiku. 


 “Jo zyrtarisht mësohet se Elvana dhe Dhurata kanë pranuar të jenë pjesë e FEST61 pasi RTSH-ja ka vendosur që për herë të parë kënga fituese e Festivalit të Këngës të zgjidhet edhe përmes televotimit.

Emrat e dy këngëtareve janë duke u përmendur si pjesëmarrëse në festivalin e dhjetorit, pasi ai do të drejtohet nga Arbana Osmani dhe bashkëshorit i saj.

RTSH-ja ka njoftuar se të gjithë ata që duan të marrin pjesë në FEST61 kanë kohë deri më 30 shtator të dërgojnë materialet e tyre.

”- shkruhet në postimin e Eurovision Kosovo në Instagram.

Elvana Gjata dhe Dhurata Dora në Eurovision 2023?/ Lajmi që qarkullon

Sakaq ende nuk ka një konfirmim të lajmit nga dy artistet./CNA.al





Lajmet e fundit nga