web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkatërrimi i grupit kriminal të drogës/ GJKKO jep masën e sigurisë për të arrestuarit

2023-06-28 13:27:00, Kronika CNA

Shkatërrimi i grupit kriminal të drogës/ GJKKO jep masën e

Gjykata e Posaçme ka vendosur për fatin e 20 trafikantëve të arrestuar në kuadër të të operacionit ‘Nga bregu në breg’, ku u zbulua sesi trafikohej heroinë dhe kanabis nga Turqia dhe Siria për në Shqipëri.

Togat e zeza kanë vendosur masën e arrestit me burg për grupin kriminal. Ndërkohë është lënë në arrest shtëpie shtetasja me inicialet S.S.

Kujtojmë se një ditë më parë SPAK zbardhi detaje në lidhje me megaoperacionin e zhvilluar në disa vende të Europës.

Ai bëri me dije se u lëshuan 21 urdhër-arreste dhe një person u shpall në kërkim. Mes të arrestuarëve ishte dhe një efektiv policie, i cili është akuzuar për korrupsion.

Droga shpërndahej në disa vende si Siria, Shqipëria, Turqia, Italia.

Prokurori i SPAK bëri me dije se janë sekuestruar sasi të mëdha droge dhe se personave të grupit kriminal do tu hetohet pasuria./ CNA





Lajmet e fundit nga