web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapen 570 kilogramë kokainë në Spanjë/ 6 shqiptarë në pranga, arrestohet

2024-01-13 09:57:00, Kronika CNA
Kapen 570 kilogramë kokainë në Spanjë/ 6 shqiptarë
Operacioni i Policisë në Spanjë

Në gjashtë ka shkuar numri i shqiptarëve të arrestuar në Spanjë dhe në 9 numri total, pas sekuestrimit të rreth 570 kilogramëve kokainë në dy ngarkesa të ndryshme të lidhura me njëra tjetrën në Denia dhe në Puig.

Mediat spanjolle raportojnë se policia arrestoi fillimisht 3 britanikë dhe 2 shqiptarë, të cilët shkëmbyen 280 kg kokainë. Shqiptarët i dorëzuan kamionin plot me drogë britanikëve, të cilët u kapën gjatë përplasjes me makinën e policisë në Denia.

Edhe pse të nesërmen u tha se ngarkesa tjetër prej 290 kilogramë kokainë u gjet në ‘Audin Q5’ të dy shqiptarëve, në fakt policia ka saktësuar se ajo u gjet në një banesë në Puig në Bashkinë e l’Horta Nord.

Veç 5 të arrestuarve të parë, policia spanjolle ka arritur të arrestojë edhe 4 shqiptarë të tjerë.

Mes këtyre të fundit në prangat e policisë ra edhe kreu i grupit kriminal, një shqiptar banues në Mas Camarena në Betera./CNA





Lajmet e fundit nga