web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prova të reja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ Prokuroria kërkon “arrest shtëpie” për 6 efektivë policie

2023-02-21 13:52:00, Kronika CNA

Prova të reja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ Prokuroria kërkon

Prokuroria ka siguruar prova të reja për vrajsen e Pjerin Xhuvanit si dhe ka kërkuar arrest shtëpie për 6 policë. Bëhet fjalë për Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja , Donald Dedja dhe Besmir Kadiu.

Avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit është shprehur se rezulton se 6 policët që sot prokuroria kërkon arrest shtëpie kanë pasur dijeni për ekzistencën e 6 furgonëve së strukturës së mbrojtës së PD-së si dhe që Paplekaj ka qenë i armatosur.

“Sot prokuroria kërkoi kthimin e masës arrest në shtëpi, për 6 policët e Shqiponjës. Rezulton se kanë pasur në dijeni për ekzistencën e 3 furgonave së strukturës së mbrotjes  së botës së PD-së. Dhe për faktin që i pandehuri Arbër Paplekaj ka qenë i armatosur me armë”, ka thënë ajo.





Lajmet e fundit nga