web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Për 100 euro përfundojnë në burg/ Emrat e 6 të arrestuarve nga radhët e policisë

2023-02-21 11:44:00, Kronika CNA

Për 100 euro përfundojnë në burg/ Emrat e 6 të

Për 6 efektivë policie në Portin e Durrssit është dhënë masa e sigurisë, arrest me burg.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Nga hetimet e kryera rezulton se punonjësit e mësipërm të policisë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra në P.K.K Port Durrës, lejonin hyrje-dalje të shtetasve të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 5 deri në 100 euro.

Këto ndërveprime korruptive të dokumentuara gjatë hetimeve, kryheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, duke përfshirë raste të lejimit të kalimit të shtetasve të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, apo automjeteve që nuk i nënshtroheshin regjimit doganor.

Të arrestuarit:

1- Inspektor Kalosh Sula

2- Inspektor Luan Çelaj

3- Inspektor Marsel Farruku

4- Inspektor Naim Kadrimi

5- Inspektor Isametin Vranezi

6- Inspektor Eduart Matmuja





Lajmet e fundit nga