web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestuan mbrëmë te Parlamenti/ Policia arreston dy persona

2023-02-14 09:58:00, Kronika CNA

Protestuan mbrëmë te Parlamenti/ Policia arreston dy persona

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona që morën pjesë në protestën e mbrëmeshme të opozitës.

Bhët fjalë për shtetasit me iniciale D. P., 19 vjeç, banues në Thumanë dhe J. D., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas bluve, ky i fundit ishte shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Krujë.

Gjithashtu, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një 16-vjeçar, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi G. A., 30 vjeç.

Këta persona, gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, kanë kryer veprime të kundërligjshme dhe kanë hedhur lëndë piroteknike (flakadanë dhe kapsolla) në drejtim të shërbimeve të Policisë në detyrë.

Si pasojë e këtyre veprimeve, janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën./ CNA.al





Lajmet e fundit nga