web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Oficerët e policisë dehen rrugëve/ Tonin Vocaj kërkon hetime të menjëhershme

2022-09-04 13:03:00, Kronika CNA

Oficerët e policisë dehen rrugëve/ Tonin Vocaj kërkon hetime

Dy punonjës policie në Sarandë janë pezulluar nga detyra pasi janë filmuar të dehur, duke komunikuar me një turist të huaj.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar nga detyra inspektor E. M. dhe inspektor D. B., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Sarandë

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Pas publikimit në rrjete sociale, të një videoje në të cilën shfaqen 2 punonjës policie, të cilët gjatë kohës që komunikonin me një turist të huaj (në gjendje të dehur), në Ksamil, kanë shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, janë marrë menjëherë masat përkatëse.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar nga detyra inspektor E. M. dhe inspektor D. B., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Sarandë.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i caktuar në detyrë, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për të nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë./CNA.al





Lajmet e fundit nga