web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarja në Klos/ Artan Hoxha: Po të kishte pasur armë më të madhe, autori do kishte bërë hatanë

2022-10-13 21:03:00, Kronika CNA
Ngjarja në Klos/ Artan Hoxha: Po të kishte pasur armë më
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka folur mbrëmjen e sotme për ngjarjen e Klosit me tre të vrarë dhe dy të plagosur.

Hoxha tha se lloji i armës që ka përdorur autori i krimit Fiqiri Mjeshtri ka qenë një pistoletë TT.

Ai theksoi se pot ë kishte pasur një armë më të madhe, Mjeshtri do të kishte bërë hatanë.

?Ai ka pasur një pistoletë TT. Shyqyr që nuk kishte një armë më të madhe se do bënte hatanë. Ai me 7 predha ka lënë 2 të vdekur, 2 të plagosur. Ata dy tjerët i ka shpëtuar zoti se ai i ka lënë për të vrarë ata. Madje njëri, fëmija, ai 17 vjeç ka qenë gjallë kur e ka goditur për herë të parë dhe ai është rikthyer, e ka goditur për herë të dytë. Vëllai i vet ka tentuar ta ndalojë, e plagosi po të mos e vriste, ai është rikthyer dhe e ka vrarë?, nënvizoi gazetari në emisionin ?Të Paekspozuarit?./ B.A. ? CNA.al





Lajmet e fundit nga