
Fatmir Mjeshtri, vëllait i autorit të krimit të rëndë në Klos, ku u vranë 3 persona dhe u plagosën dy të tjerë, ka zbardhur ditën e sotme dinamikën e ngjarjes.
Fatmir Mjeshtri ka konfirmuar se “mollë sherri” ka qenë mbesa e tij 17-vjeçare. Ai rrëfen për Neës 24 se me viktimat ishin ulur për të sqaruar ngacmimin e vajzës, ndërsa bën të ditur se autori kishte kërkuar që t’i merrnin vajzën për nuse.
Ai thekson se në një moment Fiqir Mjeshtri ishte acaruar nga shakatë e djemve dhe kur asnjëri nuk e priste, ai kishte nxjerrë armën e kishte qëlluar drejt tyre.
Dëshmia e vëllait të autorit:
Ose ta marri ta bëjnë nusen e vet, ose kam për ta vrarë. Unë se mora seriozisht, se ka qenë shumë i qetë. Më tha: Ke për t’ja thënë këtë gjë. “Do të vras çunin nëse s’më merr vajzën për nuse”, këtë ia thash që më tha vëllai. I thash: Lerë mo vëlla se punë kalamajsh. Më tha: Ka lënë çupa shkollën është në depresion. I kam thënë babait të vet: Ka për të ndodhur kjo gjë nëse nuk bëhet kjo gjë, do ta vrasë. Ikni mendohuni mirë në shtëpi, mblidhni dajat, xhaxhallarët, nënën dhe motrat dhe vendoseni. Kaq më ka thënë vëllai.
S’kam qejf që të ndodhë kjo ngjarje. Ka marrë djalin dhe erdhi prapë të nesërmen. Kërkoi takim me vëllain tjetër, Besnikun. U ulën në kafe. Aty erdhi dhe babai i djalit, Iliri. Diskutuam mbi 1 orë. E lamë që të bëhej gjëja më e mirë. Dhe vëllai, Fiqiriu ishte në kafe. I thamë: Na e lër ne këtë punë. Më pas u ngritëm dhe i thamë do e vendosim. Jemi ngritur. Kemi dalë. Ka dalë dhe Besniku. Ata kanë shkuar të bisedojnë. Kishin marrë dhe kushëririn e vet dhe ishin afruar prapë. Ne ikëm te një lokal të hanim drekë, me vëllain dhe nipin. Vëllai erdhi në shtëpi dhe tha: Më ka ngelur merak, do pyes gocën për nja dy gjëra. Po mirë i thashë, por mos e streso gocën se është fëmijë.
Në momentin kur kemi qenë duke ngrënë bukë e mori në telefon vëllain tim, Besnikun, Ilir Shira. I tha: Besnik eja dhe pimë një kafe. U vonuam 20 minuta dhe i thamë erdhëm se jemi pak larg. U ul vëllai Besniku, me vëllain tim, Fiqiriun dhe kushëririn e tyre, Ferit Shirën, kushëririn e tij. Po diskutonin të njëjtat gjëra, më mirë që ta marrësh nuse djali sesa të jemi në stres. Në këto momente isha në këmbë para lokalit, se ishte vëllai i madh atje. Më thotë baba i Shirës: Hajde, hajde se jemi në brendësi të muhabetit. Më thotë: I kemi zbardhur tabulatet dhe djali im nuk është aq fajtor sa e keni bërë ju, mos e bëni kaq tragjike. Nisi të më nxjerrë mesazhet ai. Këto mesazhe i ka shkruajtur vetë ai, sikur ishte goca. Këto mesazhe mund t’i zbardhë prokuroria. Ai tha: Goca juaj ka pasur lidhje dhe me një tjetër, Hasulën. A mund ta marrësh në telefon tha atë djalin? Po i thashë. Shira kërkon një kontakt me djalin tuaj.
Më pas ai erdhi ai me babain. Kur u takuan dy kushërinjtë nisën të talleshin dhe e morën me shaka. “Jo e ke takuar ti”, “Jo e kam takuar unë në parukeri”, “Merre ti për nuse”. Erdhi vëllai pastaj dhe nisi: Ore po talleni ju? Ata thane: Jo, nuk merr fund. U ngrit vëllai nga tavolina dhe u rrotullua. Menduam se prej stresit u ngrit të ikë, jo se ka pasur armë me vete. Se dinim, s’do e lija me vepruar. Bëri sikur iku 1 metër. Pastaj s’i kemi dhënë dum muhabetit. Bam e bam, por vetëm kriste arma dhe përplaseshin përtokë. Por unë nga frika ika me vrap. Besniku më guximtar, qëndroi pas se ngeli njëri prej tyre nga pas.
Besniku shkoi të ndihmonte një nga çunat që kërkonte ndihmë, ishte ai Hasula. Vëllai im frenoi në vend. Ai tha do i japim ndihmën e shpejtë, ta ndihmojmë ta çojmë në spital. Vëllai iku me vrap drejt shtëpisë. Kishte ardhur nga sipër katundit dhe ishte afruar afër shtëpisë. Na bëri thirrje policia, po ne këtu ishim. Më thanë policia më jep numrin e vëllait, Fiqiriut. I thashë, hajde dorëzohu. I folëm të gjitha, dorëzohu se burgu për burrat është. Njeriu i gjallë e ka aftësinë, bërë ato që bëre, s’bërë mirë, por e bëre./ B.A. – CNA.al
Policia ka vijuar "superoperacionet" e kapjes së druve...
The police have cracked three 3 cases of trading suspe...
Fatmir Mjeshtri, the brother of the author of the triple m...
Around 1:00 p.m., in the "Selam Musai" neighborhood, T...
After the shocking event that happened in Klos, where afte...
New details have come to light from yesterday's massacre in ...
The brothers of the author of the Klos massacre were relea...
A well-organized criminal group that was involved in t...
A "herd house" has been discovered in the village of Bardh...
A few hours after the event that happened in the village o...
3 citizens, 2 of them collaborators in the sale of nar...
The serious event in Klos has shocked public opinion. Fiqi...
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka deklaruar se fat...
Journalist Klodiana Lala commented on the massacre of ...
A gunshot wound occurred in Vlora. According to what is re...
New details have come to light regarding the serious i...
The police have given the official version of the inci...
Policia ka dalë në një deklaratë për shtyp lidhur me ngjar...
Mesditën e sotme, u raportua vrasja e një 17 vjeçari në Kl...
The serious event recorded today at noon around 2:00 PM ha...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
An accident was recorded a few minutes ago on the Pogradec...
Following the cooperation of Interpol Tirana with Interpol...
An accident occurred this Saturday morning at Shkëmbi i Ka...
A TNT explosion occurred in Lezha in the early hours of th...
Albanians are officially the hardest working people in Eur...
This Saturday will be characterized by mostly clear weathe...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
US Defense Secretary Pete Hegseth declared that Europe is ...
A federal judge in Rhode Island struck down a Trump admini...
Thousands of Kosovo citizens living abroad are voting phys...
Pope Leo XIV arrived in Madrid this Saturday, where he beg...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...