web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Më përdhunoi duke më kërcënuar”/ Rrëfehet 30 vjeçarja e mbajtur peng

2022-08-02 09:25:00, Kronika CNA

“Më përdhunoi duke më kërcënuar”/

30 vjeçarja e zhdukur nga Durrësit është mnbajtur që me 25 korrik 2022, peng nga një 32 vjeçar.

Nuk dihet se si ka mundur të largohet nga pnegmarrësi, por mbrëmjen e kaluar ajo i ka rrëfyer policisë, se fillimisht është mbajtur në një hotel.

Ndër të tjera ajo ka thënë se është përdhunuar nën kërcënimin e një thikë nga Musakaj.

Gjithashtu, sipas saj, Musakaj e kërcënuar me jetën e familjarëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, shtetasin Marius Muskaj, 32 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshortë), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi M. M. i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetases E. D., duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.          

Shtetasja E. D. ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj, shtetasi T. D. ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.”, njofton Policia./CNA.al





Lajmet e fundit nga