web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The police track the car with illegal immigrants/ the 23-year-old man tries to run away and crashes into the wall

2022-08-01 16:36:00, Kronika CNA
The police track the car with illegal immigrants/ the 23-year-old man tries to
Photos from the scene

Based on the information that a citizen would transport illegal immigrants in a "Rang Rover" type vehicle, in the direction of Tirana, against the profit, the blues coordinated the actions and on the road axis Korçë-Maliq they made it possible to locate the vehicle with the driver of the citizen KZ, who was signaled to stop.

23-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të tyre, por ka ndërruar drejtimin e lëvizjes dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Korçës. Në afërsi të kryqëzimit të fshatit Çiflig, Korçë, për shkak të shpejtësisë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur rrethues, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.  

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. Z., pasi ka vënë re se ishte akoma nën ndjekjen e Policisë, ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet nga vendngjarja.

Në automjetin e braktisur u gjetën shtetasja G. L., e cila u arrestua nga Policia, si dhe 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.     

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua edhe shtetasi K. L.,  i cili është afruar në vendin e ngjarjes dhe është konfliktuar me punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës, duke mos iu bindur urdhrit të tyre për t'u larguar dhe duke i kundërshtuar me dhunë ata. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasja G. L. dhe shtetasi K. L. janë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme. 

Po vijon puna për kapjen e shtetasit K. Z. dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.  

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme./ B.A. - CNA.al







Lajmet e fundit nga