web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I arrestuan të birin për 137 kilogramë kokainë/ Babai tregon se kush e spiunoi Gentian Malindin

2022-10-28 11:49:00, Kronika CNA
I arrestuan të birin për 137 kilogramë kokainë/ Babai tregon
Ilir Malindi, Gentian Malindi (foto montazh)

Gentian Malindi, i cili ishte shpallur në kërkim për sasinë prej 137 kilogramë kokainë, të kapura në 2019 në Portin e Pireut, u arrestua ditën e djeshme në Vorë.

Babai i tij Ilir Malindi, ka reaguar sot gjatë një intervistë për Report TV, ku pretention se djali i tij është i pafajshëm dhe se atij po i bëhet padrejtësi.

“Dua t’ju korrigjoj për ato 137 kg drogë. Nuk ekzistojnë, nuk ekzistojnë as 2 kg në procesverbalet që i janë nisur gjykatës. Nuk ka një provë të vetme, i kemi kërkuar. Prokuroria mashtron. Ne do të kërkojmë gjykim të zakonshëm për të mbledhur të gjitha provat. SPAK nuk ka asnjë gram nga ato që pretendon. Në këto kushte im bir është fshehur, në Shqipëri ka qenë. Është fshehur maleve, fushave, gjithkund. Më mirë që u arrestua që të jetë vetë në gjykatë të sqarojë.  Ka nisur procesi duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin. E ka bërë prokurorinë në shtojcë të prokurorisë greke, duke shkelur edhe sovranitetin”, tha Ilir Malindi në 'Sot live në Shqipëri'. 

Sipas tij SPAK nuk po e bën punën siç duhet dhe është shndërruar në një institucion inkuizicioni.

“Këtu të fusin pa prova dhe pastaj të kërkojnë prova. Kjo është një nga shfaqjet që ndodh këtu. Të marrin të arrestojnë dhe pastaj të kërkojnë provat. Për këtë shkak ai edhe u fsheh, është krejtësisht i pafajshëm, pse duhet të bënte burg?  Ka filluar hetimi në kundërshtim me ligjin. Prokurori duhet të futej në burg. Është kthyer në institucion inkuizicioni. Po të mori SPAK je i dënuar më vdekje”, tha Malindi.

Ilir Malindi (babai) është shprehur se djali i tij është arrestuar, pas disa informacioneve që policia kishte siguruar nga një informatory që ishte pranë Gentian Malindit.

We remind you that the Special Court has sentenced Altin Myslihaka to 15 years in prison, while Ardian Bega has been sentenced to 12 years and 6 months in prison. These two citizens were caught trying to traffic 137 kilograms of cocaine. Myslihaka and Bega benefited from a shortened trial, being sentenced respectively to 10 and 8 years and 4 months in prison. /CNA.al





Lajmet e fundit nga