web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjuanin shpendë në mënyrë të paligjshme/ Tre shkodranët ‘i zë belaja’

2022-09-13 20:49:00, Kronika CNA
Gjuanin shpendë në mënyrë të paligjshme/ Tre
2 armët e gjahut që u sekuestruan

Policia e Shkodrës ka procedar penalisht dhe administrativisht 3 persona që gjuanin shpendë, në mënyrë të paligjshme.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale R.M., 29 vjeç, banues në fshatin Dajç, E.M., 37 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Sipërme dhe S.M., 30 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në fshatin Pentar, Shkodër, janë konstatuar personat e lartpërmendur, duke gjuajtur shpendë, jashtë periudhës së përcaktuar me ligj. 

Gjithashtu, këta 3 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 50.000 të rinj secili, për shkelje të ligjit nr.61/2016 “Për shpalljen e Moratoriumit të Gjuetisë në RSH", ligjit nr. 74/2014 "Për Armët" dhe ligjit nr. 10253 date 11.03.2010 "Për gjuetinë".

Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i 2 armëve të gjahut që përdornin këta shtetas, për gjueti.

Ndërkaq, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga