web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet e bllokuar nëndetësja në Spanjë/ Përdorej për të kontrabanduar kokainë në Evropë

2023-03-14 20:44:00, Kronika CNA

Gjendet e bllokuar nëndetësja në Spanjë/ Përdorej

Një nëndetëse është gjetur nga autoritetet spanjolle e bllokuar ditën e sotme.

"Reuters" raporton se nëndetësja u gjet në shtratin e një grykëderdhjeje në rajonin veriperëndimor të Galicisë dhe përdorej për të kontrabanduar kokainë në Evropë.

Por gjatë kontrolleve, policia nuk ka gjetur asgjë brenda kësaj nëndetëseje.

Policia spanjolle hodhi në këmbë një anije gjysmë-zhytëse të bllokuar të ndërtuar me porosi të martën, e përdorur për dhe zbuloi se ajo ishte bosh, thanë autoritetet.

Pamjet e publikuara nga policia tregojnë momentin kur një tërhiqet me vinç mjeti ujor. Nga ky operacion deri më tani nuk është bërë anjë arrestim, pasi nuk dihet vendndodhja e ekuipazhit.

Kjo nëndetëse u zbulua mëngjesin e së hënës nga ekuipazhet e anijeve të peshkimit, të cilët kishin vënë re një derdhje të vogël vaji.

Ajo është e dyta e llojit të saj e kapur, pasi në vitin 2019 u zbulua një tjetër mjet ujor që transportonte mbi 3 ton kokainë kolumbiane dhe që u braktis nga piloti i saj në një grykëderdhje të Galicisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga