web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Three officers in Korça "sink" / They put pressure on an escort and filmed him

2022-06-30 16:38:00, Kronika CNA
Three officers in Korça "sink" / They put pressure on an escort
Korça Police Directorate

The Police Supervision Agency has suspended from duty three members of the Korça Police Commissariat.

AMP has taken this action after the Korça Judicial District Court has decided:

- To impose on the citizen EB, 25 years old, the security measure of prohibitive character "Suspension of the exercise of a duty or public service", provided by Article 242 of the Code of Criminal Procedure, being completely suspended from the exercise of the duty of Police Officer at the Korça Police Station.

- Të caktojë ndaj shtetasit E. R. masën e sigurimit me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, duke u pezulluar plotësisht nga ushtrimi i detyrës së Punonjës i Policisë në Komisariatin e Policisë Korçë.

- Të caktojë ndaj shtetasit SH. T. masën e sigurimit me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, duke u pezulluar plotësisht nga ushtrimi i detyrës së Punonjës i Policisë në Komisariatin e Policisë Korçë.

Hetimet ndaj punonjësve të mësipërm janë zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e AMP Korçë pas kallëzimit të kryer nga shtetasi A. K., mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se gjatë periudhës së pandemisë (koha nuk është përcaktuar) shtetasi A. K. është shoqëruar në polici nga patrulla e përbërë nga punonjësit e mësipërm, ku ndaj tij është vendosur masë administrative për shkelje të rregullave, të vendosura gjatë kësaj kohe me qëllim parandalimin e pandemisë.

Gjatë kohës që ky shtetas po transportohej me mjetin e policisë, është krijuar dyshimi i arsyeshëm se punonjësi i policisë, Inspektor E. B. ka filmuar në kundërshtim me ligjin shtetasin A. K., pamje filmike të cilat janë postuar në rrjete sociale nga persona ende të paidentifikuar.

Nga këqyrja e këtyre pamjeve filmike evidentohet se gjatë shoqërimit, punonjësit e policisë ushtrojnë presion ndaj shtetasit të mësipërm, duke i thënë se do arrestohet për vjedhje dhe duke e akuzuar pa të drejtë, edhe pse shoqërimi i tij ka qenë për shkelje të regullave anti-Covid.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga