Was swimming / Drowning a person in the Palace, the first suspicions
A serious incident happened this morning on the beach ...

Dy dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj kanë zbardhur një sërë krimesh të rënda, vrasje, atentate e shpërthime në disa qytete të Shqipërisë.
Sot është zbardhur një pjesë të rrëfimit të Henrik Hoxhaj, tashmë i penduar i drejtësisë për ditën e atentatit ndaj Dumanit, ku u nisën për të vrarë Elton Kilën, i njohur ndryshe si “Oti”.
Por pasi nuk kanë mundur ta gjejnë shënjestrën, Hoxhaj ka marrë njoftimin se Dumani ishte plagosur.
Dëshmia
Në datën 29 mars 2022 ne kemi vendosur të shkonim në Elbasan për të mbaruar punën, vrasjen në fjalë. Ne jemi nisur nga Fieri rreth orës 09:15, unë dhe Nuredini, ai me “BMË X5” dhe unë me automjetin Benz. Unë isha para BMË për të hapur rrugën dhe Nuredini pas meje. Para se të niseshim. Nuredini ka futur në automjetin e tij dy automatikë kallashnikov me fishekë në fole dhe dy pistoleta. Unë kam ndaluar për t’i hedhur benzit tim karburant në një karburant që nuk kishte kamera para se të shkosh në Rrapëz.
Kam hedhur 30 mijë lekë naftë, ndërsa Nuredini në këtë kohë ka parkuar në rrugë para karburantit te një xhep rruge. pasi hodha naftën unë jam nisur për destinacion dhe rreth orës 11:30 kam arritur në Elbasan. Unë vazhdoj për në qytet duke marrë unazën dhe jam kthyer te karburant “Feleqi”, ndërsa Nuredini me BMË-në e tij ka qëndruar te vendi ku rrinte zakonisht te kryqëzimi i Cerrikut.
Nuredini do të qëndronte aty derisa unë ta njoftoja që kisha në sy personin që do të vrisnim. Në ikje e sipër kam kaluar para vendit ku shet makina personi që do vrisnim dhe nuk e kam parë të ishte aty dhe për këtë arsye kam futur makinën time për ta larë te një lavazho që është përballë me servis “Kadiun” dhe vetë jam ulur në lokal për të pirë një birrë.
Kam qëndruar te lokali rreth një orë e gjysmë dhe më pas bëra një xhiro me makinë duke kaluar para pikës së shitjes së makinave të personit që do të vrisnim me qëllim për të parë nëse personi ishte aty, por nuk e kam parë personin aty dhe kam vazhduar rrugën për qytet dhe më pas jam kthyer dhe kam shkuar për të ngrënë diçka te lokali “Eurodriza” te Rotondo në hyrje të Elbasanit. Gjatë kësaj kohe unë i thashë Nuredinit se nuk e kisha parë personin që do vrisnim, por kam fiksuar një benz të parkuar aty jashtë dhe e kam pyetur Nuredinin nëse personi që ne kërkonim kishte apo jo benz, por ai më tha që donte parë ai mjet. Unë e pashë mjetin, por nuk fiksova persona dhe kam njoftuar Nuredinin për faktin.
Duke parë këtë gjë mosgjetjen e personit që ne kërkonim unë jam ulur për të ngrënë bukë në një restorant siç thashë ku kam qëndruar për një kohë të gjatë, hëngra mish qengji, piva pak raki dhe më pas jam çuar dhe kam ikur me mjetin Benz përsëri te lavazho. Qëndrova te lavazho dhe e lava përsëri mjetin nga jashtë për të shtyrë kohën dhe ndërkohë që automjeti po lahej vazhdoja komunikimin me mesazhe me Nuredinin.
Ai më ka thënë se vazhdonte të qëndronte aty ku e kisha lënë në fillim te kryqëzimi Cerrikut. Në një moment Nuredini më pyeti me sms duke më thënë që edhe kjo ditë na iku bosh. Pas këtij mesazhi unë kam qëndruar edhe rreth 10 minuta dhe jam nisur drejt Nuredinit, vendit ku ai kishte parkuar automjetin.
Rrugës për aty më ka ndaluar policia rrugore dhe sapo më lanë të lirë policët nga Nuredini më ka ardhur sms ku më ka njoftuar të shkoja ta merrja se e kishin plagosur. Unë nuk kam arritur ta pyes se çfarë ndodhi, por kam ecur drejt tij. Kam konstatuar mjetin e tij të dëmtuar anash rrugës në krahun e majtë timin me drejtim Elbasan-Peqin, anash një restoranti.
Ndalova te mjeti duke marrë kthesën dhe kam shkuar direkt paralel me mjetin e tij. Aty kam parë se mjeti i kishte gomat dhe disqet e dëmtuara, pashë shishen e benzinës së hapur dhe kam spërkatur pak me të me qëllim djegien e mjetit, por nuk kam mundur ta ndez. Gjithashtu kam fiksuar Nuredinin të ulur te sedilja e parë e pasagjerit të mjetit me këmbën e djathtë të zbritur poshtë dhe po lëvizte me vështirësi, por unë e kam kapur nga sqetullat për ta lëvizur pasi kishte dhimbje sepse më tha se ishte plagosur në kurriz./BW
A serious incident happened this morning on the beach ...
Journalists Fatjona Mejdini and Xhevahir Zhabina have ...
An accident resulting in the injury of a person occurr...
Journalists Fatjona Mejdini and Xhevahir Zhabina spoke...
An accident occurred today on the road axis, Tamara-Ve...
The police officer N / commissar with initials AA, sus...
A serious incident occurred in Fier in a place called ...
Two people were injured this afternoon on the Thumanë-...
An accident occurred on the road axis, Tamara-Vermosh....
Një person është plagosur ditën e sotme me armë zjarri...
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Agents”...
The murder of Pjerin Xhuvani and the problems in the p...
The journalists of the chronicle, Klodiana Lala and Ar...
Journalist Klodiana Lala uncovered other details from ...
Forensic expert, Ervin Karamuço has spoken about the a...
An Albanian man has been arrested by the Italian polic...
Police have uncovered the first details from finding a...
The suspicious package that alarmed Shkodra was explod...
Engineers and RENEA specialists have exploded in a con...
On 28.06.2022, around 17:10, we were informed that in ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
The two German tourists who lost contact while exploring t...
After finding 7446 narcotic plants in the village of Reç i...
Following Operation "The Wanted", a 42-year-old man wanted...
As a result of intensive investigative and operational act...
The UN's World Meteorological Organization now warns that ...
Intense rainfall has caused numerous problems in the Radom...
Today our country will be affected by relatively unstable ...
On Monday, our country will be affected by relatively stab...
Bulgaria's newly appointed Defense Minister, Dimitar Stoya...
NASA has named its crew for its next major mission to the ...
Five people have been arrested in Kosovo on suspicion of i...
Six Georgian citizens appeared before a Paris court on Tue...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
Predictions of a severe oil shortage this summer have not ...
Improving the performance of public parking lots in Vlora,...
Inflation has increased in May, rising to 3% compared to 2...
Exchange rate, June 8, 2026 This Tuesday, one US dollar is...