web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rrethojnë dhe e shtrijnë në tokë/ Momentet kur arrestohet i riu me mina në trup

2024-03-22 13:34:00, Kronika CNA

E rrethojnë dhe e shtrijnë në tokë/ Momentet kur arrestohet

Ministria e Brendshme ka publikuar pamjet nga arrestimi i 24-vjeçarit në Lezhë, i cili u kap me dy mina me telekomandë të fshehura në trup. 

Në prangat e policisë ka rënë 24-vjeçari me iniciale A. S.  Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale.

Në pamjet e policisë shfaqet momenti kur efektivët zbresin nga automjeti, rrethojnë të riun i cili ishte në këmbë në anë të rrugës. Pasi e shtrijnë në tokë i vendosin prangat 24-vjeçarit dhe gjatë kontrollit në trupi i gjejnë minat me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë./CNA 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)





Lajmet e fundit nga