web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Braktisi motorin për t’iu shmangur policisë/ Arrestohet 22-vjeçari me armë zjarri

2022-06-14 16:26:00, Kronika CNA
Braktisi motorin për t’iu shmangur policisë/ Arrestohet
Foto ilustruese

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Malësi e Madhe, operacioni policor i koduar “Kerraj”, në sajë të të cilit është vënë në pranga një 22-vjeçar.

Pasi kanë marrë informacion se një person lëvizte me armë zjarri me vete, blutë kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kanë arrestuar në flagrancë i shtetasit A. Rr., 22 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. 

I riu po lëvizte me armë zjarri në motoçikletë, në rrugën Gruemirë-Linaj. Kur ka vënë re që po ndiqej nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka braktisur motomjetin dhe është fshehur në një zonë me bimësi, në fshatin Kerraj. 

Pas kapjes dhe ndalimit të shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit, në afërsi të vendit ku ai ishte fshehur, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri automatik dhe disa fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me motomjetin.   

Ndërkaq, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Shkodër, për veprime të mëtejshme./ B.A. – CNA.al

Braktisi motorin për t’iu shmangur policisë/ Arrestohet
Arma dhe motori i 22-vjeçarit




Lajmet e fundit nga