web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti në Qukës/ Plagosen 4 persona, dy prej tyre të mitur

2023-07-31 14:21:00, Kronika CNA

Aksidenti në Qukës/ Plagosen 4 persona, dy prej tyre të mitur

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti në aksin Librazhd-Prrenjas, pranë fshatit Qukës.

Automjeti me drejtues shtetasin R. P. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin G. A.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 4 shtetas, 2 prej tyre të mitur, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.  

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit./ CNA

 





Lajmet e fundit nga