web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

20-vjeçari humb kontrollin e motorit dhe përplaset me bordurën/ Ndërron jetë pasagjerja

2022-09-01 18:23:00, Kronika CNA
20-vjeçari humb kontrollin e motorit dhe përplaset me bordurën/
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në rrugën rurale të fshatit Goraj, në Kuçovë.

Mësohet se 20-vjeçari me iniciale L.P. ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me bordurat e rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjerja me iniciale M.P., 46 vjeçe. Mësohet se blutë kanë shoqëruar në polici të 20-vjeçarin, drejtues të mjetit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ B.A. - CNA.al





Lajmet e fundit nga