LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjosa Osmani: Bandat kriminale të Vuçiçit synojnë destabilizmin e Kosovës

2023-05-30 11:46:00, Kosova & Bota CNA

Vjosa Osmani: Bandat kriminale të Vuçiçit synojnë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takimin që zhvilloi sot me zv/sektarin për siguri dhe mbrojtje të BE-së, Charles Fries, ka diskutuar më lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Osmani gjatë takimit është shprehur se sulmet e serbëve janë shndërruar në banda kriminale kundër policisë së Kosovës. KFOR-it dhe gazetarëve.

“Presidentja Osmani dhe Zëvendës Sekretari Fries diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në veri të Republikës së Kosovës. Presidentja ka përsëritur dënimin e fuqishëm për sulmet e strukturave ilegale serbe të shndërruara në banda kriminale kundër policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve. Presidentja Osmani ka potencuar se këto banda kriminale, të mbështetura nga Vuçiçi, kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe të gjithë rajonit, prandaj veprimet e tyre të rrezikshme duhet të dënohen nga të gjithë”, thuhet në komunikatë.

Fries pritet të takohet edhe me liderët e tjerë institucionalë./CNA.al

Lajmet e fundit nga