web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

STUDIMI: Orari gjatë ditës kur bën më shumë gabime në punë

2023-12-15 12:10:00, Kosova & Bota CNA
STUDIMI: Orari gjatë ditës kur bën më shumë gabime
Foto ilustruese

71% e punëtorëve dhe menaxherëve, besojnë se pasditja e vonë është koha më e keqe për punë dhe se produktiviteti bie më së shumti ndërmjet orës 15:00 dhe 18:00, sipas një sondazhi nga Slack, një degë e kompanisë Kaliforniane Salesforce.

Ky hulumtim është kryer në bashkëpunim me agjencinë Qualtricks në më shumë se 10,000 të anketuar, raporton CNBC.

Rënia e produktivitetit në orët e vona të pasdites është pasojë e ritmit normal cirkadian të trupit, i cili bie ndjeshëm midis orës 14 dhe 17, sipas ekspertëve. 

Nga hulumtimi rezultoi se punëtorët gjatë një dite tetë-orëshe janë po aq produktivë në orën 8:00 të mëngjesit sa janë në orën 15:00, por kjo nuk është e vërtetë, sipas zëvendëspresidentes së lartë të kërkimit dhe analitikës së Slack, Christina Janzer.

Punonjësit këshillohen të bëjnë punë të lehta, të bëjnë pushime të shkurtra ose të dëgjojnë muzikën e tyre të preferuar në orët e vona të pasdites për të rritur përqendrimin në detyrat e punës./CNA





Lajmet e fundit nga